Studentët e Universitetit të Tiranës janë ngritur sot në një protestë paqesore, përpara godinës së kryeministrisë, përmes të cilës ata kërkojnë shfuqizimin e reformës në arsimin e lartë.
Në një formë që i përshtatet ditëve të festive, studentët i kanë bërë kërkesat e tyre edhe babagjyshit të vitit të ri, pasi atë e konsiderojnë si më real seç është qeveria, sipas tyre.
Me pankarta në duar, studentët kanë kërkuar më shumë bursa, banesa,kushte të mira jetese, biblioteka profesionale, libra të lirë dhe Universitet dinjitoz e falas.

(Kartolinat e studentëve në pemën e improvizuar nga studentët) Foto të tjera
Ata kanë shtuar se nuk kërkojnë shumë, vetëm të drejtat e tyre universitare. Ata i luten babagjyshit që ti plotësojë këto dëshira, pasi ai ëhstë më real se vetë qeveria.

(Kartolinat e studentëve në pemën e improvizuar nga studentët)Foto të tjera
Studentët kanë arritur deri aty sa kanë ironizuar ehde rritjen ekonomike, që sipas tyre qeveria pretendon, duke kërkuar pedagogë që kërkojnë më shumë para.

(Kartolinat e studentëve në pemën e improvizuar nga studentët)
Kësaj proteste i janë bashkuar edhe studentët e fakultetit të Gjerologji-Minierave të cilët janë kundër dhënies së godinës së tyre Ministrisë së Drejtësisë, për të ngritur aty Pallati i Drejtësisë, që do jetë në shërbim të Gjykatës së Lartë.

(Protesta e studentëve përballë kryeministrisë Foto të tjera )
Në protestë ishin edhe tregëtarët dhe farmacistët, të cilët janë kundër masave ashpërsuese të qeverisë për taskat dhe gjobat që janë aplikuar e do aplikohen ndaj tyre.

(Kordoni i efektivëve të policisë tek Kryeministria)

(Protesta e stomatologëve, avokatëve, farmacistëve, ekonomistëve tek Kryesia e Kuvendit)
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO