Proteston piktori: Galeria e Arteve nuk funksionon për artistët vendas, kjo s’ka ndodhur as në diktaturë

Gjatë konferencës për mediet, që Galeria Kombëtare e Arteve, kishte organizuar sot për të çelur ekspozitën e parë të sezonit artistik, “As mik,as armik” të artistit nga Kosova, Sokol Beqirit, kishte ardhur për të dëgjuar edhe piktori Ermir Grezda.

Por veprimi i tij nuk u mirëprit nga punonjësit e këtij institucioni, të cilët njëherazi i bën të qartë se kjo gjë s’lejohet. “Tani në Galerinë e Arteve ka rregulla, nuk është më si dikur” do të shprehej një prej tyre. Prandaj, Grezda duhet të vizitojë ekspozitën vetëm kur të çelet për publikun.  Pas përfundimit të konferencës e takojmë piktorin jashtë galerisë. Ai mbante një pankartë të varur në qafë, në të cilën shkruhej se: “Galeria e Arteve, Shkollolli 2019, jo- artistëve të Tiranës!”.

Ermir Grezda, piktor: “Duke qenë se unë punova prej viteve ’70 deri në vitin 1992 në Galerinë Kombëtare të Arteve, e kam ndjerë veten keq në këtë ’70-vjetor për mënyrën denigruese, si të gjithë artistët shqiptarë, Fadil Pëllumbi, Qamil Grezda, Perikli Çuli, të gjithë artistët titullar të këtij vendi nuk hapin dot një ekspozitë në GKA. Unë si ish punonjës dhe si piktor mendova që të bëj një ekspozitë përmbyllëse, por kjo nuk bëhet. Kjo galeri nuk funksionon fare për ne që jemi artistë të këtij vendi”.

Ai e konsideron absurde faktin, që për këtë situatë të krijuar për artistët vendas, deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Kulturës

Ermir Grezda: “Zgjodha, sepse e shoh që ka një heshtje ose një absurd, që askush nga Ministria e Kulturës nuk reagon. Erdha këtu, se kjo nuk është vetëm protesta ime, por e shumë e shumë artistëve të tjerë. Që ekspozojnë kudo, vetëm këtu nuk ekspozojnë. Kjo është një çudi, që nuk ka ndodhur askund. Problematika e artistëve është se janë në minimum të ekzistencës dhe nuk e marrin guximin. Shumë drejtorë të tjerë që kanë qenë nuk e kanë një mentalitet përjashtues. Kjo s’ka ndodhur as në komunizëm”.

Piktori Ermir Grezda do të vizitojë që të shikojë të gjitha ekspozitat që do të çelen në Galerinë Kombëtare të Arteve.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat