Fotoreporteri Armando Babani ka fiksuar në fotografi disa momente nga protesa e Partisë Demokratike e cila u zhvillua para Kuvendit.
 
Fotografitë janë postuar në llogarinë personale të fotoreporterit Babani në rrjetin social facebook. Por fotografia e cila ka “ndezur” kureshtjen e të gjithëve është është fotoja ku shfaqet një dorë e cila proteson me dy gishta, gjesti tipik i Partise Demokratike.

Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, e pazakonta qëndron në faktin se në kyçin e dorës qëndron një orë Chanel e cila ka vlerën e 38,500 mijë dollarëve sipas faqes online të Chanel.com ora i përket koleksionit të fundit të Chanel i prezantuar si “J12 CHROMATIC”.

armando babani ora

Në katalogun e faqes online Chanel.com paraqitet vetëm varianti në ngjyrë të zezë i orës që shfaqet në fotografinë e fotoreporterit Babani. Fotoreporteri nuk ka dhënë asnjë emër në postimin e tij se kujt mund t'i përkasë kyçi i dorës me orën Chanel.

armando babani ora

Duhet theksuar se orët e shtrenjta kanë marrë një vëmendje të veçantë pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donal Lu i cili tha: “Nëse ulni kokat dhe shikoni se në kyçin e dorë suaj keni një orë më të shtrenjtë se makina ime jeni një gjyqtar i korruptuar".

Redaksia Online
Shqiptarja.com