Një nga protestuesit që mori fjalën në protestën e zhvilluar këtë të premte para Kryeministrisë, kundër projektit të resortit në Zvërnec dhe kundër qeverisë, deklaroi se presioni i qytetarëve ka detyruar autoritetet të tërhiqen në Kakome.
“Pardje kemi bërë një thirrje për të shkuar të dielën në Kakome, sepse ata kanë vënë gardhe dhe qytetarët na kanë kërkuar ndihmë. Pushtetarët na dëgjuan dhe shkuan e hoqën gardhin që do ta rrëzonim ne me duar; e rrëzuan sot me eskavator. E kanë nga frika”, u shpreh protestuesi.
Më tej, ai akuzoi qeverinë se po vepron nën presionin e reagimit qytetar, duke shtuar se protestuesit do të vijojnë kundërshtimin e tyre deri në largimin e qeverisë.
“Ata çuan eskavatorët, por ne do t’i fitojmë një nga një të gjitha betejat derisa të shporrim qeverinë dhe kryeministrin. Dorëheqje!”, deklaroi ai para protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë.
Lajmi kryesor:
Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat! Nis marshimi nëpër Tiranë










