Në mënyrë simbolike, të paralajmëruar edhe një ditë më parë gjatë protestës para kryeministrisë, një grup protestuesish dorëzuan në SPAK librin “The Albanian Files.”
Sipas tyre, libri është përmbledhje e krimeve të kryera nga kryeministri Rama. Së shpejti, për të do të ketë edhe kallëzim penal, bëri me dije grupi organizator. Për SPAK, shprehën mbështetje të plotë për të hetuar kryeministrin.
“Ne qytetarë të Republikës së Shqipërisë dhe protestues prej më shumë se 31 ditësh në shesh, jemi sot këtu përpara institucionit të Prokurorisë së Posaçme për të sjellë provën që sipas nesh dëshmon disa nga shkeljet më të rënda të kryeministrit Rama. Në këtë libër gjenden 523 projekte të ndryshme, disa prej të cilave të ndërtuara, të tjera në ndërtim dhe një pjesë në plan për t’u ndërtuar. Në këtë libër gjenden dhe mund të lexohen disa prej problemeve më të mëdha të kësaj qeverisjeje. Del qartë se kryeministri Rama e ka shmangur konsultimin publik duke iu mbivendosur shoqërisë përmes pushtetit dhe marrëdhënies me ndërtues, biznesmenë e oligarkë. Ligji 21/24 është ligj që është miratuar për shkak të projekteve të ndryshëm që gjenden në këtë libër vite përpara se të ndryshohej ligji. Në të del se ka pronarë që nuk kanë dijeni për ekzistencën e këtyre projekteve dhe pronarë që vijojnë të jenë në gjykata për të marrë të drejtën e tyre. Del se ka një konflikt interesi mes kryeministrit, arkitektëve dhe biznesmenëve të ftuar për të investuar sepse Rama është njëkohësisht edhe kryetar i KKT dhe vendos për miratimin e këtyre projekteve. SPAK ka mbështetjen tonë për veprimet e deritanishme, ashtu siç ka edhe pritshmëritë tona për nisjen dhe vendosjen e së drejtës në vend. Ne s’jemi këtu për drejtësi popullore, por për shtet të së drejtës ku kryeministri i vendit trajtohet dhe hetohet si gjithë qytetarët e tjerët”, tha Vatnikaj.
Pasi dorëzoi librin, Vatnikaj tha se Prokuroria e Posaçme e ka mbajtur dhe përgjigjja do të vijë në ditët në vijim.
“SPAK e mbajti librin që ne dorëzuam. Pas deklaratës sonë publike, ata e mbajtën librin ‘The Albanian Files’ si dokument dhe na thanë të presim përgjigje në ditët në vijim. Do të kemi edhe kallëzim penal që po përgatitet nga juristë dhe avokatë. Kemi pretendime se ligji është ndryshuar me porosi, ka konflikt interesi, s’ka pasur konsultim publik, që interesi privat i oligarkëve është vendosur para interesit publik, do të strukturohen në një kallëzim penal. Na thanë se s’ka nevojë t’i sjellim me postë, por do t’i sjellim bashkë me kallëzimin penal. Sot denoncimi për në SPAK është një nga aktet që kemi bërë, por sot vijojmë me protestën në orën 19:00”, tha Vatnikaj.
Më tej, ajo tha se kanë besim dhe pritshmëri nga SPAK, ndërsa shpjegoi edhe thirrjen e re ndaj kryeministrit, “Rama, SPAK you.”
“Sot fakti që ne po dorëzojmë atë që ne mendojmë si aktin e krimit, po ia besojmë SPAK-ut për të filluar hetimet, tregon që kemi besim te drejtësia e re dhe pritshmëri. “Rama SPAK you” është përgjigjja jonë ndaj tij për “fuck you”, i kthejmë përgjigje me gjuhën që ne njohim”, tha Vatnikaj.
Më herët shefi i qeverisë, ka thënë se libri nuk është botim i kontrolluar prej tij, por projekt editorial i pavarur.
Aktivisti Andi Tepelena nga dera e SPAK tha se protesta çdo ditë prodhon akte të forta që tregojë se qeveria e kryeministrit Edi Rama është e kapur nga krimi. Ai tha se protesta do të vijojë deri në dorëheqjen e Ramës, kërkesa e tyre e panegociueshme
“Çdo ditë prodhojmë akte të forta politike që delegjitimojnë qeverinë Rama. Po tregojmë që kjo qeveri është e kapur nga bandat dhe oligarkia. Kjo është rezistenca jonë. Nuk ka afat, do të zgjasë në kohë deri në dorëheqjen e Ramës, të panegociueshme. Lëvizja është e qëndrueshme, numrat janë të qëndrueshëm. Ka ditë që numrat janë më pak, por te protestat që janë kombëtare numrat trefishohen. Janë metoda me të cilat Rama anatemon njerëzit. Unë kam treguar në disa protesta që jam kundër Ramës. Çdo metodë e tij për të denigruar individë të caktuar mobilizon më shumë qytetarët. Siç e ka treguar, është vetë pjesëmarrja ajo që do të përcaktojë sesi do të vijohet. Mund të kemi edhe një dhuratë për Ramën më 4 korrik, që Rama ta bëjë ditëlindjen në katundin e vet, por duhet të vihet para drejtësisë njëherë. Data 4 do të jetë e fuqishme, ku do të bashkohen shumë qytetarë. Filozofia jonë është ta shkojmë deri në fund protestën paqësore, deri në dorëheqjen e Ramës”, tha Andi Tepelena.
Një ditë më parë, protestuesit mblodhën edhe firma për të dorëzuar librin. Edhe përpara SPAK ata përsëritën 5 kërkesat e tyre për dorëheqjen e qeverisë, qeveri teknike, ndryshime kushtetuese, shfuqizim të ligjeve për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.
Komente











Këta plera Rama i rrëzon me një pordhë...
PërgjigjuTE DIGJET LIBRI ! MALCIA TI VERE FLAKEN LIBRIT TE KRIJUAR NGA 80 ARKITEKTET ME TE MIRE TE BOTES. ZJARR..! NE DUAM TE FLEME SI TE PARET TANE MBI FIERA DHE KASHTE... IRIQI E KA VENDIN NE FERRA. RROFTE INJORANZA NE BULEVARD! STOP VIZIONIT PER TE ARDHMEN.. RROFTE KANDILI DHE BISHTUKU!
PërgjigjuPerfaqesuesit e popullit nuk jane tropojanet,po ato jane detashmenti agresiv i PD te paisur me molotov ne protesta. Libri "The Albanian Files" besoj se do kete "akte te forta kriminale" te treguara apo imigjinata te njerezve jo serioz por manipululime modern tip "babale" Nuk besoj se organet e drejtesis mund te merren me to se ato jane hamendje imagjinare e thash e theme pa asnje te vertete reale apo fakte minimale qe sipas tyre kryeministri paska kryer!!!!!!!
PërgjigjuNga mbiemrin Vatnikaj, duket qe eshte trapajane, militante e Saliut denbabaden.
PërgjigjuPo kush ju pjerdh juve moj derdimene kush je ti qe nuk perfaqeson popullin , shkoni te oturaku se aty dhjesin berishistet .
PërgjigjuPa tjeter po e the ti nga male do ta japi dorheqen se nik u ngopet ju te veriut moret te gjithe tokat e shqiperise se mesme pa pagu asnje qindarke tani doni edhe ca ne male sepse ato tek shtepite e vjetra i keni mare keni gjete shesh e boni pershesh se e dini qe njerezit e shqiperise se mesme jane te bute
Përgjigju