Pas Kukësit protesta është zhvendosur në Tiranë për të kërkuar lirimin e personave që u arrestuan mbrëmjen e djeshme për tubimin e dhunshëm dje në Rrugën e Kombit. Nga 23 protestues që janë  arrestuar, sipas Avokatit të Popullit 13 ndodhen në Tiranë. Mbrëmjen e sotme, prej orës 19:30, familjarët, por edhe aktivistë nga Shoqëria Civile janë mbledhur duke protestuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e të arrestuarve. ‘Lironi shqiptarët, arrestoni grabitqarët’ ishin disa nga thirrjet e qytetarëve para Drejtorisë së Tiranës.

Ndërkohë që pas konferencës së Lulzim Bashës, që i bëri thirrje Ramës që të lirojë protestuesit, disa nga deputetët e PD rreth orës 20:30 minuta janë drejtuar për te Drejtoria e Policisë së Tiranës, por janë përplasur me protestuesit nga Shoqëria Civile, të cilët nuk i kanë pranuar. Ata i kanë akuzuar se të gjithë politikanët janë njëlloj dhe se nuk i duan në protestën e tyre që është e iniciuar nga Shoqëria Civile. Në një moment situata është tensionuar mes protestuesve dhe përfaqësuesve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Jo për partinë, por për Kukësin dhe Shqipërinë. Protesta nuk është politike, Jeni plehra. Erdhën këta deputetët e opozitës. Rruga mbeti e pa përfunduar kur ishin këta deputetët e PD ne pushtet, kur LSI ishte në pushtet e miratoi taksën Haxhinasto. Sot nuk kanë fytyrë dhe vijnë e bëjnë sikur janë të shqetësuar për kuksianët, këta janë disa plehra që presin të riciklohen dhe të vijnë në pushtet. Vijnë për të prishur kauzat qytetarëve, PS, PD dhe LSI larg protestave qytetare. Edhe Luli edhe Berisha kane bere te njejten gje kur ishin ne pushtet...

Thirrjet e qytetarëve kundër deputetëve të PD në protestë

Ironia më e madhe eshte që bashkëfajtorët vijnë këtu dhe përfitojnë nga kauza e kuksinëve të thjeshtë. PS, PD dhe LSI janë bashkëfajtorët që Shqipëria është në këtë gjendje. Turp! Turp! Turp!

Deklarata e Brizida Gjikondit

“Jam këtu si aktivist, ndasitë nuk më pëlqejnë, kauza është e drejtë, janë të ftuar të marrin pjesë pa dallim të gjithë. Nuk mund të përçahemi për shkak të bindjeve. Qytetarët në mënyrë të ligjshme mbrojnë pronat publike dhe xhepin e tyre duke reaguar dhe mos e pranuar diktatin gjendjen përballë kërbaçit. Të arrestuarit i sollën në Tiranë nga frika që kishin nga populli që do të mblidhej atje, kjo është një taktikë e ulët. Ne nuk i kemi zgjedhur këta që të na rrahin. Marrin 70-vjeçarin dhe e sjellin këtu.


Avokati Adriatik Lapaj

Njëri nga deputetët e PD, Strazimiri është futur në Drejtorinë e Policisë për të marrë informacion për personat që u ndaluan në Kukës dhe u transportuan në Tiranë. Qytetarët kanë nisur firmosjen e një peticioni ku kërkojnë lirimin e qytetarëve të Kukësit që u arrestuan pas protestës dje në Rrugën e Kombit.


Peticioni 


Mes protestuesve sonte para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ishin edhe aktivistët e Shoqatës së Atdhetarëve, përfaqësuesit e së cilës deklarojnë se ishin ata që morën lejen për protestën dje në Rrugën e Kombit për katër orë.

Leja per protesten e djeshme ne Rrugen e Kombit