23 të arrestuarit në Kukës, Basha: Qytetarët u rrëmbyen natën! Thirrje të mos tërhiqen

Kryetari PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Edi Ramës që të lirojë menjëherë të arrestuarit në Kukës për protestën e djeshme në Rrugën e Kombit. Basha akuzoi se prokuroria po vepron si hetuesi politike e Ramës, ndërsa shtoi se veprat penale për të cilat akuzohen protestuesit janë të lehta dhe mund të hetohen në gjendje të lirë.

Në deklaratën e tij nga selia e PD, Basha kishte edhe një këshillë për kryeprokuroren Arta Marku, ai i bëri thirrje që të arrestoje trafikantët e drogës dhe të hetojë ministrat e kryebashkiakët socialistë dhe jo qytetarët që luftojnë për mbijetesë.

“Qytetarët u arrestuan, pasi protestuan për mbijetesën e tyre. Kjo polici dhe prokurori, që lë të lirë Orest Sotën, Agron Xhafën dhe të tjerët u hodh duke arrestuar njerëzit e varfër. Aktet për të cilat akuzohen protestuesit janë vepra të lehta, parashikohet gjobë deri në 3 vite burg. Shumica e qytetarëve janë rrëmbyer në mes të natës pa paraqitur asnjë urdhër ndalimi apo arresti duke i sjellë në Tiranë, kjo është vepër e rëndë, heqje e paligjshme e lirisë. Këshilltarët bashkiaktë të Kukësit kanë kallëzuar policinë.

Kërkojmë lirimin e protestuesve menjëherë pa asnjë kusht, duhet të hetohen në gjendje të lirë. Thirrje kryeprokurores të ndalë së vepruari si hetuesi politike e Ramës. Ajo ka një të shkuar të njollosur nga kufizime të padrejta të kufizimit të lirisë së qytetarëve. Prokuroria të shpallë prioritet luftën kundër drogës, korrupsionit, dosjet e Tahirit, Dakos, Gjiknurit dhe Habilajve. Qytetarëve të Kukësit u them të mos tremben dhe tërhiqen, janë në të drejtën e tyre”

 

Deklarata e Lulzim Bashës nga selia e PD për 23 protestuesit e arrestuar

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:56
Rruga e Kombit, Balla-Bashës: U riktheve te vendi i krimit, drejtësia s’të ka harruar

Pas deklaratës së Lulzim Bashës nga selia e PD, ka reaguar kryetari i grupit të Partisë Socialiste. Taulant Balla thotë se Basha u rikthye te vendi i krimit, referuar Rrugës së Kombit, pasi sipas Ballës, kryetari i PD i shpëtoi drejtësisë së korruptuar me një raport mjekësor. Megjithatë, Balla shprehet se asgjë nuk ka përfunduar dhe se Basha do të përgjigjet para drejtësisë së re.

Lulezim! U riktheve ne Rrugen e Kombit si autori i krimit ne vendkrimin e tij dhe nuk ke faj, sepse i ike me nje raport mjekesor drejtesise se korruptuar! Por ky rikthim i yti eshte sa i dhimbshem per faktin qe ti vjen ende verdalle (nderkohe qe duhet te ishe ngulur ne karrige perballe prokuroreve per thesin e parave ruse) aq edhe qesharak. Sepse zerin tend te trashur nga nje grusht dhunuesish qe shume shpejt populli do t’i shohe kush jane, nuk e merr askush seriozisht. Perkundrazi, e kuptojne te gjithe se ai ze del nga frika e drejtesise qe ka vonuar, po s’te ka harruar ty edhe fale ndihmes qe ti i jep vazhdimisht. Keshtu qe i dashur Lulezim, trashe zerin sa te duash, po pergatitu mire se ke shume pyetje qe te presin rruges, kur te jesh i thirrur per t’u mbrojtur nga akuzat e merituara!

Reagimi i Taulant Ballës pas deklaratës së Lulzim Bashës për të arrestuarit në Kukës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fahri Spiuni: 02/04/2018 08:35

    Ne burg duhet te ishe ti qe vodhe 230 milion eu dhe nuk e perfundove rrugen .ndersa keto banditet te tjere qe prishin biznesin privat,ti sekuestrohen shtepite per demin qe i kane bo keti biznesmeni,rrac e ndure.

    Përgjigju
  • Dori: 01/04/2018 21:48

    Ju jeni te gjithe njesoj, partia e vetja para popullit. Deri ne piken e fundit do t'i shfrytezoni Shqiptaret, politikane pa bindje, parime e moral. Asnjeri prej jush nuk e ka fundin e mire o funderrina qe perdhosni kuvendin e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Iliria e bashkuar: 01/04/2018 21:16

    Bravo te mbaruar dhe te pa edukuar. Po mbroni shkateruesit e te mirave te parbashketa ? Edhe 50 vjet ne opozite, ju nuk do te dini te ndryshoni ? !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur