TIRANE- Protesta e organizuar nga PD në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka hyrë në ditën e saj të pestë.
 
Por nëse organizatorët e çadrës kanë menduar për të ngrënë dhe për të pirë për të tre vaktet, duket se ata kanë harruar një detaj të rëndësishëm...tualetet.
 
Mungesa e tyre pranë çadrës ka bërë që shumë prej protestuesve të urojnë poshtë urës së Lanës, ndonëse vetëm 5 metra më tutje, Bashkia e Tiranës ka vendosur edhe tualete të lëvizshme, pikërisht për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe në të njëjtën kohë për të mbajtur pastër qytetin.
 
Duket se “halli” i protestuesve ka qenë tepër i madh, aq sa nga nxitimi nuk kanë lexuar edhe tabelat e vendosura nga Bashkia e Tiranës, të cilat sinjalizojnë se do të publikohen rastet e ndotësve që këto 5 ditë janë shtuar më së shumti nga protestat e PD.

[gallery]21171[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com