Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga një moment në protestat në Tiranë, kur një qytetari, pjesë e komunitetit LGBTQI+, i kërkohet të ulë flamurin e ma pas ia marrin nga dora.
Rama shkruan se kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për të qenë denjësisht anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa shpreh solidaritetin e plotë me qytetarin.
“Kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë, dhe sigurisht jo Shqipëria që po ndërtojmë si anëtar krenar i familjes evropiane
Solidaritet i plotë me djalin e ngacmuar
Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet ose shënjestrohet për shkak se është ndryshe
Turp për ngacmuesit”, shkruan Rama.
Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të reformave për integrimin në BE, ka nxjerrë një urdhër që i hap rrugën trajtimit hormonal të personave transgjinorë në sistemin e shërbimit shëndetësor publik.
Nga ana tjetër, shefi i qeverisë i ka kritikuar ashpër protestat në Tiranë për kauzën e tyre që nisi për anulimin e projektit të ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec.
Komente










Është koha të ngrejmë Flamurin tonë Kombëtarë. Atë tjetrin Ed/Drama ta ngrejë në Sur-relance. Rroftë Shqipëria
PërgjigjuBravo protestuesve.Nëse ky është kushti për të hyrë në Evropë,ne nuk biem dakord dhe nuk bëjmë kompromis me askënd dhe me asgjë.Zoti e ka krijuar njeriun burrë grua dhe kështu do të jetë gjithmonë.Edhe një herë një bravo të madhe protestuesve.
PërgjigjuPersonat LGBT ishin te paret qe filluan protesten. Duke pare nivelin e injorances me ne krye ty, atehere them qe Rama te rrij sa te doj e mundesisht tua bej jeten ferr te gjitheve.