Pasi protestuesit edhe sot i thanë ‘jo’ dialogut me kryeministrin, duke përmbysur stolat prej guri që ishin vendosur para Kryeministrisë, Edi Rama ka publikuar pamje kur një grusht njerëzish, një pjesë e të cilëve me maska, përpiqen të krijojnë probleme në bulevard.
“Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!….”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
Më herët Rama publikoi fotot e 45 personave me precedentë penal, që sipas tij kanë marrë pjesë në protestat e dhunshme në Tiranë, nën ‘maskën’ e studentit.
Rama paralajmëroi se të gjithë personat që sipas morën peng kryeqytetin përmes protestave të dhunshme, do të përgjigjen ligjërisht dhe do t’u jepet një ‘mësim i mirë’.








Komente
Komento