Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, është shprehur se Qeveria duhet të reflektojë, të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të ofrojë zgjidhje.

Komentet Spiropali i bëri teksa po futej në Kuvend, ku jashtë po zhvillohej protesta e paralajmëruar.

Spiropali tha gjithashtu se është me rëndësi që Kuvendi i Shqipërisë të përdoret për të folur për vendin, për shqetësimet e qytetarëve dhe për të ofruar zgjidhje.

“Duhet të reflektojmë, të dëgjojmë dhe të ofrojmë edhe zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit, por duhet të merremi me veten. Diskutimet vijnë nga të gjithë, nuk jepen këtu aty për aty. E rëndësishme është që Kuvendi i Shqipërisë të përdoret për të folur për vendin, për njerëzit, për shqetësimet, për të ofruar zgjidhje, për të parë më shumë nga vetja. Dhe secila forcë politike, secili kah në atë Kuvend duhet të bëjë analizën e vetes, përpara se të bëjë analizën e kundërshtarit”, tha mes të tjerash Spiropali.


Lajmi kryesor:

Jashtë protestë, nis seanca plenare në Kuvend! Mungojnë deputetët e PD: Nuk u përfshinë 4 projektligjet e dorëzuara nga opozita! Dështojnë interpelancat me Gonxhen e Gogun