Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë një takimi me pensionistët edhe për sulmet me vezë dhe kërcënimet e protestuesve ndaj deputetëve, gjatë protestës para Parlamentit në 30 qershor.

Rama tha se në demokraci çdokush ka të drejtën të protestojë dhe të kontestojë i lirë vendimet e qeverisë. Por Rama shtoi se në demokraci monopolin e forcës e ka shteti dhe nëse sulmohen deputetët, atëherë sipas kryeministrit, protestuesit hyjnë në një tjetër territor.

“Ça Shqipëria duem ne, një Shqipëri që të bëjë rolin e një figure globale që vendos kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim në botë? Unë jo njëherë. Unë dua një Shqipëri që të ketë sa më shumë miq, sa më shumë aleatë, sepse boll ka jetuar gjithë jetën vetëm me kundërshtarë. Në këtë bulevard janë vrarë njerëz. Me pushkët e shtetit janë vrarë njerëz, pasi nuk protestoje dot.

Çdokush ka të drejtë ta bëjë kontestimin pa u cënuar. Nga ana tjetër, pikërisht sepse gjithëkush ka të drejtë të protestojë, monopolin e forcës në demokraci e ka shteti dhe jo individi. Kush përdor forcë kundër shtetit pastaj, futet në tjetër territor. Pasi demokracia qëndron te ky pakt. Qeveria ka të drejtën të vendosë dhe të gjithë qytetarët bashkë kanë të drejtën ta kontestojnë vendimin e qeverisë. Populli është ai që flet kur vijnë zgjedhjet. Kjo protesta i tregon të gjithë atyre hienave, korbave e sorrave, që rrijnë dhe rrokanisin kokën e miletit çdo natë, që këtu është demokraci, këtu nuk ka rrahje të protestuesve paqësorë”, tha mes të tjerash Rama.

Më tej kryeministri theksoi se ata që ushtrojnë dhunë në protesta, nuk janë ‘flamingo’, por ‘korba e sorra’. Sipas kryeministrit, ‘korbat e sorrat’ që kanë dalë në protestë për interesa të caktuara, do të shpërndahen sërish ashtu si u mblodhën.

“Aaa, kur ti shkon atje, një grup për të ushtruar presion publik mbi deputetët, aty pastaj jemi në një tjetër territor. Por ata që bëjnë këtë nuk kanë lidhje me flamingot. Flamingot janë paqësorë, ndërkohë që sorrat dhe korbat janë të dhunshëm. Me sorrat dhe korbat ne nuk kemi çfarë bëjmë. Në fund ata do jenë të humbur. Dhe siç u mblodhën kokrra kokrra, ashtu edhe do shpërndahen”, tha mes të tjerash Rama.

Shefi i Qeverisë argumentoi se nuk është patriotizëm që të largosh nga vendi investimet e huaja, të cilat sipas Ramës, ndihmojnë ekonominë shqiptare. Për kryeministrin, Shqipëria ka nevojë për turizëm elitar dhe jo vetëm për turizmin masiv.

Por që turistët elitarë të përzgjedhin vendin tonë për të kaluar pushimet, sipas kryeministrit Rama, duhen krijuar kushtet për mikpritjen e tyre, përmes ndërtimit të hoteleve dhe resorteve luksoze.

“Kemi vendosur për të rritur kapacitetet tona për të konkurruar me të tjerët. Nëse të gjitha vendet, autokraci, diktatura, vende demokratike, synojnë rritjen e investimeve të huaja, Shqipëria s’mund t’i konsiderojë investimet e huaja si kërcënim për sovranitetin. Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja. Patriotizëm nuk është të mjaftohesh me çfarë është arritur sot, sepse nëse Shqipëria do mjaftohet me turizmin që ka arritur sot, do të bjerë në një tjetër hendek, në hendekun që kanë rënë vendet që kanë mbetur peng i turizmit masiv", tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:48
Protestat/ Rama: S’është patriotizëm të përzesh investimet e huaja! Sharlatanët dhe delirantët mendojnë se dështimi i tyre në skenën publike është për fajin tim

1782974938_gchjuuuu.JPG

Marrë shkas nga protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se nuk është patriotizëm të largosh investimet e huaja nga vendi.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me pensionistët, ku tha se investimi prej 4 miliardë eurosh në Zvërnec, ndihmon në rritjen ekonomike të vendit.

Duke i quajtur organizatorët e protestave ‘sharlatanë, delirantë e dështakë’, kryeministri Rama tha se ata janë të dëshpëruar për mos-suksesin e tyre dhe nxjerrin teori kundër resorteve luksoze.

“Kemi vendosur për të rritur kapacitetet tona për të konkurruar me të tjerët. Nëse të gjitha vendet, autokraci, diktatura, vende demokratike, synojnë rritjen e investimeve të huaja, Shqipëria s’mund t’i konsiderojë investimet e huaja si kërcënim për sovranitetin. Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja. Patriotizëm nuk është të mjaftohesh me çfarë është arritur sot, sepse nëse Shqipëria do mjaftohet me turizmin që ka arritur sot, do të bjerë në një tjetër hendek, në hendekun që kanë rënë vendet që kanë mbetur peng i turizmit masiv. Turizmi masiv vjen edhe me probleme, që fillojnë nga rritja e stresit të sistemit për të mbledhur plehra dhe për të përpunuar mbetje, te stresi që krijohet në gjithë infrastrukturën dhe padiskutime dhe te fakti që gjithë energjia që vihet në dispozicion për të përballuar këtë volum të madh, nuk përkthehet në një efektivitet të ardhurash. Vijnë shumë njerëz dhe konsumojnë pak për atë masë që vjen.

Ne na duhen më pak njerëz dhe më shumë para këtu. Por për këtë na duhet që të kemi infrastruktura mikëpritëse të një niveli tjetër. Se ata njerëz që lënë shumë para duan tjetër nivel. Tani gjithëfarëlloj sharlatanësh, delirantësh dhe dështakësh, që janë sprovuar në skenën publike dhe kanë akumuluar një mllef shumë të madh, sepse u duket se dështimi i tyre është për fajin tim dhe për fajin e qeverisë tonë, bëjnë teorira dhe i hedhin popullit gjithëfarëlloj aguridhesh se këto resortet e luksit janë vetëm për ata që vijnë dhe që shqiptarët janë jashtë sistemit. Kjo është një çmenduri, sepse ato janë fabrika që krijojnë lëvizje në ekonomi. Shqipëria ka 27 miliardë euro ekonomi në vit.

Tani vjen një investim 4 miliardë në një ekonomi 27 miliardë. Është diçka masive, transformuese. Tani këto kanë edhe një impakt tjetër. Këto hapin rrugën për të tjerët. Nëse t’i i vë shkelmin në fyt të parit, atëherë ti ke përzënë të tjerët dhe i ke falur konkurrencës atë që mezi është bërë e mundur të të vijë ty. Këto janë çudira shqiptare. Pse nuk ngrenë zërin këta për këto shëmtira që janë ndërtuar si mos më keq? Po pse nuk shkojnë këta të ngrenë zërin për banorë që nuk marrin dot hipotekën sot, sepse janë zhdukur ndërtuesit duke i lënë banorët pa hipotekë? Ne nuk jemi zogj, prandaj ne duhet të mbrojmë zogjtë dhe të shtojmë zogjtë, dhe ta gjejmë rrugën që nga bashkëjetesa mes nevojave tona dhe të zogjve të krijohet një ekonomi virtuoze”, tha mes të tjerash Rama.