Protestuesit në jugperëndim të Francës përleshen me policinë, kundërshtohet ndërtimi i rezervuarve për industrinë bujqësore

Protestuesit në jugperëndim të Francës përleshen me policinë, kundërshtohet ndërtimi i rezervuarve për industrinë bujqësore

Përplasjet e policisë me protestuesit në Francë

Forcat franceze të sigurisë u përleshën përsëri me protestuesit të shtunën. Këtë herë aktivistët kërkuan të ndaloheshin ndërtimet e rezervuarëve për industrinë bujqësore në jugperëndim të vendit.

Skenat e dhunshme në Saite-Soline në Francën perëndimore erdhën pas ditësh protestash të dhunshme mbarëkombëtare mbi reformën e pensioneve të presidentit Emmanuel Macron që shkaktoi anulimin e një vizite të mbretit të Mbretërisë së Bashkuar, Charles III.

Më shumë se 3,000 anëtarë të forcave të sigurisë u përleshën me mijëra aktivistë të dhunshëm, mes tyre edhe disa aktivistë që vinin nga Italia.

Rreth kantierit të ndërtimit, të mbrojtur nga policia, shpejt shpërthyen përleshjet e dhunshme midis forcave të sigurisë dhe militantëve radikalë. Predha të shumta dhe eksplozivë të improvizuar u hodhën nga protestuesit, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.

"Ndërsa vendi po ngrihet për të mbrojtur pensionet, ne do të ngrihemi njëkohësisht për të mbrojtur ujin", thanë organizatorët që u mblodhën nën flamurin "Bassines non merci" ("Jo rezervuarëve, faleminderit").

Njëmbëdhjetë vetë u arrestuan pasi policia sekuestroi armë të ftohta, duke përfshirë thika mishi, si dhe eksplozivë.

Lëvizja protestuese kundër reformës së pensioneve është kthyer në krizën më të madhe të brendshme të mandatit të dytë të Macron, me përplasje të përditshme në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera mes policisë dhe protestuesve.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës