Protestuesit që po i nxjerrin 'turpin' opozitës

Protestuesit që po i nxjerrin 'turpin' opozitës

Qytetarë në protestë

Ka një të mirë gjithë ky kompleksi i PD dhe LSI, që gjithë ditën punojnë të gjejnë adoleshentë për protestën e mbrëmjes dhe gjithë mbrëmjen thonë, nuk kemi punë me ta. Është pak dëfryese si situatë, kur shikon se dy partitë kryesore opozitare në vend, të cilat kanë provuar të gjitha mënyrat të bëhen të pranueshme në shoqëri me dhunë, por nuk ja kanë dalë dot, më në fund kanë gjetur këtë zgjidhjen me të mitur.

Kryeqyteti është i ndarë, jo aq shumë nga dhuna simbolike e tyre, se sa nga fakti që dhuna tenton të mbetet anonime.

Kompleksi që i është krijuar opozitës, që shoqëria nuk e pranon, ilustrohet më së miri me këtë sforcimin për protestë të dhunshme përmes adoleshentëve, të cilët kanë të gjithë një numr telefoni nga LSI, ose nga PD, për t’u takuar para protestës.

Kur njerëzit kritikojnë këtë protestë për mungesë vizioni politik, gabojnë. Mendoni pak se ka dhe më keq, kur ata që janë pas saj, janë opozitë politike dhe janë pa vizion politik.

Kur njerëzit kritikojnë këtë protestë si të dhunshme, përsëri gabojnë. Mendoni pak që këtë gjë e ka bërë opozita zyrtare një vit më parë me molotovë dhe ura zjarri në dorë, shumë herë më keq se këta. Ky është thjesht degradimi i vesit të tyre.

Këta që kritikojnë të miturit për anarshi dhe promovim të dhunës, sërisht gabojnë. Mendoni se sa më keq është opozita zyrtare në këtë drejtim, për t’u qetësuar. Atyre po tu heqësh kërcënimet verbale nga fjalori i tyre, nuk u bën dot katër fjalë bashkë.

Kjo protestë, sado e dhunshme, sado pa vizion, sado e sforcuar të jetë, është një hap më përpara se sa opozita jonë politike, pasi është maska që opozita mendon se e bën më të mirë dhe më të pranueshme.

Mendoni se më keq se këta, është vet opozita, që detyrohet të nxjerrë këta përpara dhe vetë merret me prapavijën e sufllaqeve dhe lekëve të xhepit.

Prandaj merreni me qetë kur nxeheni më këta adoleshentët që shëtisin duke thyer gjëra çdo mbrëmje në Bllok dhe në shesh.

Mendoni se ka dhe më keq se këta, dhe kjo është opozita zyrtare, që ka turp nga vetja, një opozitë që pasi vrau më 21 janar, heroina e saj e vetme ishte një vajzë nga periferia, që disa protestuesit e kishin fyer tek stacioni i autobuzëve të Kamzës.

Ajo u kthye në heroinë, i blenë laptop, i shkuan vizitë në shtëpi,  dhe i siguruan psikolog të shërohej nga “dhuna” e protestuesve.

Sot qyteti nuk është nervoz me protestuesit, por me faktin që po i përdorin si maskë, ata që kanë turp të nxjerrin fytyrën e tyre.

Është një fenomen që buron nga identiteti i PD. Kur iku nga pushteti prej Berishës më 2013, nxorri para një kukull, Lulzim Bashën, për të thënë që nuk është më ai i pari, ky tjetri është i ri.

Kur ky nuk ja del dot të arrijë objektivat e Berishës përmes molotovëve, bojkotit të zgjedhjeve dhe Kuvendit,  përfundoi duke nxjerrë në rrugë adoleshentë që të mos themi që është ai i një viti më parë. Nuk është pak ta dish që nuk të duan. Është hapi i parë.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Matna: 18/12/2020 01:02

    BRAVO MERO ,,PENA JOTE ESHTE SHUME MPREHTE DHE LOGJIKE,,,ANALISTE SI TY ZOR SE GJEN...FUNDI ISHTE BRILIANT....

    Përgjigju
  • Haha: 14/12/2020 21:19

    Tall bythen o Mero me pushtat e PD e LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë