Edi Rama ka publikuar një video nga protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër resortit në Zvërnec dhe kundër qeverisë, në të cilën, sipas kryeministrit, duket se si protestuesit dhunojnë një shofer që nuk i binte borisë në shenjë solidariteti me marshimin e tyre.
"Frymën fashiste të një numri të madh bullistash online, e cila është fryma dominuese e protestës, që materializohet edhe në turmën bullizuese të marshuesve nëpër rrugë. Në video janë pikërisht këta të fundit, që kanë rrahur mbrëmë drejtues automjetesh pse nuk i binin borisë, sipas urdhërit të këtij grupi çakejsh me dy këmbë",- thotë Rama.
Po ashtu, kreu i qeverisë u linjëzua me deklaratën e Unionit të Gazetarëve për sulmet që po u bëhen gazetarëve në rrjetet sociale.
"Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, përveç rasteve kur ka bërë deklarata negative për qeverinë! Por deklaratën bashkëngjitur të Unionit po e postoj, sepse lidhet me të vërtetën më të rëndësishme dhe më shqetësuese të protestës së javëve të fundit",- shkroi Rama.
Komente











Perca e sundo ky psikopati or teeeejjjjj
Përgjigju