Përpos sulmit ndaj institucioneve dhe pronës publike, protestuesit nuk po kursejnë as biznesin privat. Denoncimi vjen nga pronarët e dyqaneve në zonën e 5 majit.
Kjo godinë mëngjesin e kësaj të diele është konstatuar me xhama të thyer dhe ambiente të djegura. Ambientet e saj janë marrë me qira tek biznesi privat për aktivitete të ndryshme tregtare. Astrit Marku, pronari i dyqanit të djegur, tregon në Report Tv se çfarë ka ndodhur.
"Na kanë shkaktuar dëm të madh. Është djegur dokumentacioni i biznesit. Mund të kem pas një vlerë rreth 100 mln lekë mall se jam biznes i madh. Kërkojmë nga shteti të zbardhen, gjenden personat. Sipas ekspertëve që erdhën në vendngjarje, zjarri ka ardhur nga godina, kanë gjuajtur tek godina me molotov dhe ka kapur kabullin e ka hyrë ne dyqan. Na kanë dëmtuar jashtë mase, është puna e disa viteve këtu", tha Marku.
Të dëmtuara janë edhe të tjera biznese të tjera në këtë zonë. Pamje nga zjarri në këtë godinë u publikuan nga Stresi si djegia e selisë së PS, duke synuar në nxitje të dhunës.
Komente











Policia duhet te lidhet me ekspertet e kibernetikes,ose me rrjetet sociale per te gjetur llogarite e atyre qe I kane derguar mesazhin-video Stresit.Ve bast, qe ajo video eshte filmuar nga zjarrvenesit dhe derguar Stresit si prove per kryerjen e detyrave e aksionit te urdheruar.
PërgjigjuEpo kure thote Ngjela mose i lini keputini ne dru ju qeshni ,ku e gjeni te dreten ju qe i prishni pronen private tjetrit JU more plera rrugacer
Përgjigju...si në Evropë. Si në Amerikë. Apo ju motërçara doni si në Korenë e Veriut?!
PO ME BIZNESET c'fare keni mor shpellare,,motrat ku ti keni....
PërgjigjuKeta duhen identifikuar dhe detyruar te paguajne demin deri ne fund, plus gjobe dhe burg
Përgjigju