Protestuesit sulmojnë ambasadën franceze në Niger, valëvisin flamuj rusë: Rroftë Putin

Protestuesit sulmojnë ambasadën franceze në Niger, valëvisin flamuj rusë: Rroftë Putin

Mijëra mbështetës të juntës që mori në kontroll Nigerin në një grusht shteti në fillim të kësaj jave marshuan të dielën nëpër rrugët e kryeqytetit Niamey, duke valëvitur flamuj rusë, duke brohoritur emrin e presidentit rus dhe duke denoncuar me forcë ish-fuqinë koloniale, Francën.

Protestuesit marshuan drejt Ambasadës Franceze dhe i vunë zjarrin një dere të kompleksit. Tymi mund të shihej që nga ana tjetër e qytetit. Zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron dënoi me anë të një deklarate dhunën dhe u zotua se do të përgjigjej me forcë ndaj çdo sulmi ndaj qytetarëve ose interesave të Francës.

Ushtria nigeriane shpërndau turmën e protestuesve.

Grupi mercenar rus Wagner është aktiv në Malin fqinj dhe presidenti rus Vladimir Putin do që të zgjerojë ndikimin e vendit të tij në rajon.

Megjithatë, është ende e paqartë nëse udhëheqësit e rinj të juntës do të afrohen me Moskën apo do të ruajnë aleancën me partnerët perëndimorë të Nigerit.

Të dielën në një takim urgjent në Abuxha të Nigerisë, blloku i vendeve të Afrikës Perëndimore tha se po pezullonte marrëdhëniet me Nigerin dhe autorizoi përdorimin e forcës nëse presidenti nuk rikthehej në pushtet brenda një jave.

Presidenti Mohamed Bazoum u zgjodh në mënyrë demokratike dy vjet më parë në transferimin e parë paqësor të pushtetit të Nigerit që nga pavarësia nga Franca në vitin 1960.

Kryengritësit thanë se e rrëzuan sepse ai nuk ishte në gjendje të vendoste sigurinë në vend kundër dhunës në rritje xhihadiste. Por disa analistë dhe nigerianë thonë se ky është vetëm një pretekst dhe marrja e kontrollit ka të bëjë më shumë me betejat e brendshme për pushtet sesa sigurinë e vendit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 30/07/2023 20:55

    ???

    Përgjigju
  • Beni: 30/07/2023 18:09

    Ishte ceshtje kohe qe do te ndodhte nje gje e tille , gjerat nuk jane te perjeteshme . Vendet perendimore me luften kundra Rusise humben gjithe Afriken qe e shfrytezonin per kaq kohe kurse tani do ti bien fyellit . Bota duhet te riformohet dhe te kete drejtesi dhe mos te kete te privilegjuar

    Përgjigju
    • Axl: 30/07/2023 19:49

      Cilën drejtësi o djalë? Pushteti një është kudo..po dërgon helikopter ambulancë Putini jot .. me infermier spetnazi..nuk e ke parë egërsinë e afrikanit ndaj afrikanit..ç'lidhje ka afrikani me politikën e gjerë të Rusisë në Serbi ? Apo e do afrikani kosovarin e kohës së prerjes nga Milosheviçi.. pushteti një është..propaganda vetëm sa ndryshon .. me kinse arsye hyjnore..humanitare.. apo sociale..

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?