VIDEO/ Serbi, protestuesit tentojnë të hyjnë në Kuvend, policia u përgjigjet me gaz lotsjellës! Vuçiç u kërkon të tërhiqen: S'ka revolucion

Përfaqësuesit opozitarë serbë kanë tentuar të hyjnë në Kuvendin serb në Beograd.

Dyert e Kuvendit janë të mbyllura, pasi para ndërtesës gjenden mijëra qytetarë së cilët po kërkojnë anulimin e zgjedhjeve në Serbi.

Pavarësisht se policia gjendet brenda objektit, dera e Kuvendit të Serbisë është thyer ndërsa policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Në hyrjen kryesore të Kuvendit, një zyrtar policor u tha protestuesve se “hyrja me forcë është vepër penale”.

Protestuesit kanë thyer xhamat që gjenden në dyert e Kuvendit, por edhe dritaret.

Pas incidenteve para Kuvendit serb, përmes një adresimi për publikun nga Presidenca e Serbisë tha se autoritetet nuk do të lejojnë që protestuesit të shkatërrojnë vendin.  Aleksandar Vuçiç përmes një reagimi tha se nuk do të ndodhë asnjë revolucion.

“Asnjë revolucion nuk është në progres, asgjë nuk do të ketë sukses. Ne do të përpiqemi të mos lëndojmë askënd me një reagim të butë dhe të qetë”, tha ai.

Protesta e 24 dhjetorit nisi para selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor, ku mijëra qytetarë u mblodhën me ftesë të koalicionit opozitar, “Serbia kundër dhunës”, që nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit, pasi sipas opozitës, Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet ka fituar zgjedhjet përmes mashtrimeve zgjedhore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:42
Kontestimi i zgjedhjeve, Vuçiç i kërkon opozitës në Serbi t'i jap fund grevës

Një javë pas zgjedhjeve parlamentare, fituese e të cilave doli Partia Përparimtare Serbe në pushtet Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i kërkoi një grupi udhëheqësish të opozitës t’i japin fund grevës së urisë.

“Pra, le t'u kthehen detyrave të tyre, mund të organizojnë protesta çdo ditë. Mendoj se në nëntë vitet e kaluara, gati shtatë vjet kam protesta të përditshme para Presidencës. Çdo ditë kemi një lloj proteste”, tha presidenti serb.

Opozita pretendon se i është rrëmbyer fitorja për pushtetin lokal në Beograd dhe u ka kërkuar institucioneve evropiane të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve në Serbi, derisa të përfundojë një hetim i plotë ndërkombëtar për parregullsitë gjatë votimeve.
 

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 24/12/2023 21:58

    Ngusllojeni Edvin shkjaun shqipfolës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë