Protokolli i sigurisë bëhet mollë sherri, Ministri: Nëse nuk ka dakordësi mbyllim Serinë A

Protokolli i sigurisë bëhet mollë sherri, Ministri: Nëse nuk ka dakordësi mbyllim Serinë A

Qeveria në Itali është gati që Seria A të mos rinisë më për këtë sezon. Përtej Adriatikut ka pasur polemika të shumta dhe në një tjetër qëndrim ministri i sporteve Vincenzo Spadafora ka thënë:” Këto ditë komiteti teknik e shkencor po takohet me drejtues të Federatës për të diskutuar për protokollin e sigurisë. Nëse do të gjejmë gjuhën e përbashkët do të rinisë stërvitja e ekipeve dhe ndoshta edhe kampionati. Në të kundërt qeveria do të dekretojë mbylljen e kampionatit. Do të jemi ne ata që do të marrim përgjegjësinë dhe do bëjmë të pamundurën që futbolli të ketë sa më pak dëme” ka sqaruar ministri që këto ditë është vënë edhe në qëndër të polemikave.

Më tej Spadafora i lëshon edhe një apel Ligës së Serisë A për t’i dhënë fund polemikave dhe përplasjeve duke përsëritur se nëse nuk ka akord për protokollin atëherë edhe Italia do të bëjë si Franca dhe do të ndërpresë kampionatin. Por vetëm të mërkurën në mbrëmje Presidnti i FIGC ,Gabriele Gravina pati deklaruar prerë se kurrë nuk do të firmoste për të mbyllur para kohe kampionatin.

Ndërkaq sot sytë janë të drejtuar edhe nga Berlini pasi pritet të vendoset për rifillimin e Bundesligës. Në orët në vijim pritet takimi mes kancelares gjermane Angela Merket dhe Ministrave për të marrë një vendim në lidhje me futbollin. Bundesliga është gati për t’u rikthyer në aksion dhe pritet që diçka e tillë të ndodh në mes ose në fund të muajit maj./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë