TIRANË - Protokolli i Shtetit ka sqaruar incidentin e ndodhur dy ditë më parë në aktivitetin e organizuar në Lezhë me rastin e Kuvendit të Lezhës ku nuk mori pjesë edhe kreu i shtetit Bamir Topi me pretendimin se i ishte mohuar fjala në këtë aktivitet.
Në një deklaratë për shtyp Protokolli i Shtetit ka theksuar se aktiviteti i mbajtur në Lezhe, më 2 mars, me rastin e 568 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhes, ka qenë ideuar, organizuar dhe menaxhuar nga Bashkia e qytetit Lezhë. Sipas tij lista e pjesëmarrësve, ftesat dhe lista e folësve janë bërë dhe menaxhuar nga organizatorët dhe nuk ka patur të bëjë aspak me Protokollin e Shtetit.
DEKLARATA E PLOTË E PROTOKOLLIT TË SHTETIT
“Protokolli i Shtetit vepron mbi bazën e Ceremonialit të Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të tij mbikqyr mbarëvajtjen, nga ana protokollare, të aktiviteteve ku marrin pjesë personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, përfaqësues të shteteve të tjera dhe të trupit diplomatik. Në këtë kuadër, Protokolli i Shtetit ishte i pranishëm në aktivitetin e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës” thuhet në deklaratën e Protokollit të shtetit.
Gjithashtu Protokolli i Shtetit ka theksuar se ka qenë në kontakt me institucionet e Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe me trupin diplomatik në Tiranë, lidhur me vendosjen protokollare të personaliteteve sipas hierarkisë shtetërore të përcaktuar në ceremonialin zyrtar.
“Protokolli i Shtetit shpreh keqardhjen që në raste të përsëritura, siç ishte edhe rasti i përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, është përfshirë në diskutime mediatike dhe politike për gjëra që janë jashtë detyrave të tij të përcaktuara me ligj. Edhe në rastin e fundit, roli dhe angazhimi i Protokollit të Shtetit ka qenë në përputhje të plotë me Ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë”, përfundon deklarata e Protokollit të shtetit.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Uragani Rama mbi 2 Marsin: Berisha përdhunoi Shtetin