Sot u konstituua Devolli, PD: Voltana Ademi s'del nga zyra, shkodranët rezistencë Ramës

Ish-deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku​ deklaron se kryetarja në detyrë e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi nuk do t'ia lirojë zyrën Valdrin Pjetrit, që u zgjodh në 30 Qershor. Ajo i bën thirrje Ramës që të mos provokojë shkodranët, pasi sipas saj do të përballet me vendosmërinë dhe rezistencën qytetare. Sot u konstituua këshilli i parë bashkiak i dalë nga 30 Qershori, i Devollit.

Deklarata e plote
Sot, përmes mediave, të gjithë shkodranët janë njohur me aktin e rradhës të farsës së 30 qershorit. Don Kishoti që “triumfoi” me “mullinjtë e erës” në votime moniste si në kohën e diktaturës komuniste, u shpall fitues i votimeve socialiste nga një gjykatës i vënë nën presion nga ethet e vettingut që i rri mbi kokë sistemit të drejtësisë në vend.

Partia Demokratike e Shkodrës është e vendosur në mbrojtjen e Kushtetutës, Dekretit të Presidentit të Republikës dhe ligjeve të këtij vendi. 

Asnjë vendim i asnjë institucioni në shkelje ligjore, të lirive e të drejtave themelore të njeriut, nuk do të njihet nga banorët e Bashkisë së Shkodrës. Çdo përpjekje për t’ju imponuar shkodranëve përmes institucioneve të kapura dhe që shkelin Kushtetutën, Dekretin e Presidentit dhe ligjet e Shqipërisë, do të përballet me vendosmërinë e njohur të shkodranëve.

Në 2015-ën, përmes një procesi gjithëpërfshirës, të lirë, demokratik dhe të njohur nga të gjitha forcat politike në vend dhe nga ndërkombëtarët, janë zgjedhur kryebashkiakët e ligjshëm në 61 bashkitë e vendit, mes tyre edhe Bashkia e Shkodrës.

Këta kryebashkiakë kanë detyrimin kushtetues, ligjor por edhe moral të qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësve të tyre me një proces të ligjshëm dhe kushtetues.

Partia Demokratike Shkodër i bën thirrje Edi Ramës dhe sejmenëve të tij lokalë, të mos e provokojnë Shkodrën e shkodranët me individë të emëruar dhe jo të zgjedhur nga vota e qytetarëve. 

E kemi përsëritur dhe e përsërisim edhe sot: Shkodra nuk mund të qeveriset nga 6% e atyre që edhe me dhunë, u detyruan të bëhen pjesë e farsës së 30 qershorit. 

Shkodranet nuk kanë për të pranuar kurrë që edhe Bashkinë Shkodër t’ia dorëzojnë krimit te organizuar, t’ia dorëzojnë përfaqësuesit të emëruar prej tyre. 

Çdo përpjekje për të vepruar ndryshe, është e dështuar dhe do të përballet me rezistencën qytetare, paqësore të të gjithë popullit që me 30 qershor i dha përgjigjen këtij regjimi duke e braktisur masivisht.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zana: 26/07/2019 23:57

    KAM qejf ta terheqin zvarre kete voltanen si nje qen,,..//

    Përgjigju
  • Arditi: 26/07/2019 18:53

    Shpresoja qe Voltana te mos dilte vete nga bashkia po ta terhiqnin prej veshesh qe eshte nje fund i denje per kete politikane sharlatane

    Përgjigju
  • Shkodranja: 26/07/2019 16:08

    Cdo kryetar bashkie duhet te respektoj vendimet e popullit dhe te gjykatave.Kur te ngrihet gjykata kushtetuese le te ankimojne.Bashkia e Shkodres nuk eshte pron e PD e as e Voltanes.Kjo ish kryetare e paafte qe ben punime ne lulishte pa mundur as te largoi gomat e nje gomisterie te vendosura mbi trotuar,prone private ka shtepine e saj.Shikoni investimin qe po ben ne lulishte te Isa Boletini,nuk largon por i bjen rreth nderrimeve pa leje e gomave reklame te nje servisi.Imagjino si shperdoron leket e taksave dhe nuk eshte ne gjendje te bej nje investim te plote.Ik sa me pare Voltan se nuk ta pjerdh populli i shkodres se asgje nuk bere per qytetin.Nuk zaptohen institucionet me force se sic ka thene Jozi,te kapin per zhelesh e te nxjerrin jasht.Ik moj plere e hapi rruge investimeve te plota e moderne.

    Përgjigju
    • Shkodrani: 26/07/2019 19:53

      Ca je tu than maj ca ka ba kja per shkodren ska ba kush haha, edhe ba me dit kja me hedh molotov kishim pshtu krejt haha,per zhelesh me gjith farefis

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite

VIDEO/ Spektakël nga Xherdan Shaqiri, shënon tre gola dhe i jep kreun Baselit në limite