Prova e presidentit, Kaçin:
Politikanët shqiptarë, démode

Prova e presidentit, Kaçin: <br />Politikanët shqiptarë, démode
Nga Brukseli bëhet thirrje për gjetjen e një presidenti konsensual në Shqipëri. "Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë të zgjidhet me konsensus dhe kjo jo vetëm për shkak të gjetjes së një personaliteti. Mesazhet per proces konsensual do ishin shumë domethënëse për shqiptarët dhe ndërkombëtarët", tha numri dy i delegacionit të PE për Evropen Juglindore, Jelko Kaçin. Ai i konsideron politikanët shqiptarë demode dhe në rast se dhe këtë herë nuk gjejnë konsensus për emrin e ri të presidentit, ata do dëmtojnë imazhin e tyre e të Shqipërisë dhe më shumë.

 "Ne kemi nevojë të flasim për konsensus. S'bëhet fjalë të gjejmë vetëm një personalitet, por për të dhënë mesazhe si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Dhe në rastin e Shqipërisë, këto lloj mesazhesh janë shumë të rëndësishme, për arsye se duhet fituar më shumë besim. Nga ana tjetër, unë do të thosha se njerëzit në Shqipëri janë të ngopur tashmë me konfliktet mes liderëve kryesorë. Dhe këto konflikte që rikthehen s'mirëpriten në Shqipëri. Unë shpresoj se drejtuesit kryesorë do të kenë nmësuar diçka nga këto ngjarje, përndryshe, do të bëhen më shumë démodé seç janë tani" tha Kacin.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut