Prova gjenerale e Eugent Bushpepës në Eurovizion, mediat: Shqipëria shpresëdhënëse

Prova gjenerale e Eugent Bushpepës në Eurovizion, mediat: Shqipëria shpresëdhënëse

Eugent Bushpepa në provën gjenerale për Eurovision

“Eugent Bushpepa nga Shqipëria ka përfunduar provën e dytë të Lisbonës. Shqipëria shpresëdhënëse. Ai do të interpretojë këngën e tij “Mall” në gjymëfinalen e parë të martën, më 8 maj”, shkruajnë mediat vendase.

Eugent Bushpepa ka dhënë sot provën gjenerale në Eurovizion dhe pas kësaj prove është cilësuar si një nga vokalet më të mira të këtij Eurovizioni.

Edhe mediat vendase kanë shprehur vlerësime për vokalin pas provës eskluzive që përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurosong realizoi në Lisbonë.

Drejtori Artistik Sokol Marsi njofton se “prova ishte në parametra të përsosur dhe sipas kritikëve vokali i Gentit është në ngritje.

Menjëherë pas saj, Eugent Bushpepa dhe delegacioni përballuan me sukses edhe konferencën për shtyp.

Po kështu edhe produksioni e ka mirëpritur dhe konsideruar shumë pozitivisht këngën dhe performancën e Shqipërisë këtë vit.”

Gjithashtu gazetarët kanë dhën vlerësime edhe për festivalin e Këngës në RTSH në edicionin e tij të 56-të. Festivali sivjet dalloi për një nivel të lartë profesional në anën artistike dhe atë interpretative dhe sigurisht që përfaqësohet nga një këngëtar që të mahnit me zërin e tij, si Eugent Bushpepa”.

Ekipi shqiptar iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve se çfarë Shqipëria do të donte të ndryshonte nga Eurosongu dhe përgjigja ishte: Të jetë një kompeticion “full live” pra i shoqëruar me orkestër. Bushpepa ndërkohë u paraqit me një look të veccantë të përshtatur bukur mes rock-ut dhe klasikes, të kuruar nga stilistja shqiptare Enada Atnikolla.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Si e vlerësojnë qytetarët shqiptarë punën e qeverisë Rama

Sondazhi në Report Tv/ Si e vlerësojnë qytetarët shqiptarë punën e qeverisë Rama