Provimet e Maturës, MASH: KQZ
të zhvendosë KZAZ-të
Fatmir Vejsiu, drejtor i Arsimit Parauniversitar në MASH në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com”, ka ngritur shqetësimin e realizimit të provimeve të maturës shtetërore në disa prej gjimnazeve në vend, kjo pasi data e zgjedhjeve, përkon me datën e provimeve të tyre.
TIRANE - Fatmir Vejsiu, drejtor i Arsimit Parauniversitar në MASH në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com”, ka ngritur shqetësimin e realizimit të provimeve të maturës shtetërore në disa prej gjimnazeve në vend, kjo pasi data e zgjedhjeve, përkon me datën e provimeve të tyre.
Vejsiu deklaron se lidhur me këtë shqetësim ata kanë depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për zhvendosjen e KZAZ që janë përcaktuar të ngrihen në këto ambiente publike.
“Ne kemi dërguar në
KQZ një kërkesë, ku i kërkojmë këtij institucioni zhvendosjen e KZAZ në ambiente të tjera, pasi në datat që janë caktuar të mbahen zgjedhjet maturantët në disa prej shkollave parauniversitare në vend do të japin provimet e lirimit.
Ende nuk kemi marrë një përgjigje nga KQZ lidhur me këtë shqetësimi tonin”, shprehet Fatmir Vejsiu, drejtor i Arsimit Parauniversitar. Ndërkohë që nga KQZ lidhur me marrjen apo jo të kësaj kërkese nuk është dhënë asnjë përgjigje, ndonëse kryetarja Lefterie Lleshi është shprehur dy ditë më parë se do të konsultohet me përfaqësuesit e partive politike në KQZ.
Ndërkohë që sipas ngritjes së KZAZ, 11 gjimnaze në të gjithë vendin janë zgjedhur nga KQZ si ambiente të përshtatshme për vendosjen e zyrave të KZAZ-ve. Kjo do të thotë se rreth 4500 maturantë, do të zhvillojnë provimet në të njëjtin vend, ku do numërohen edhe votat.
Në ambiente publike përveçse instutucioneve të shkollave KZAZ janë ngritur edhe në godina të tjera, ku nuk mungojnë dhe ato të bashkive apo dhe komunave. Në të njëjtën kohë edhe qendrat ku do të kryhet procesi i votimit, do të ngrihen në ambiente private, përveçse atyre publike. Kjo ka patur mjaft kontestime nga ana e përfaqësusve politikë në KQZ.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44