Provimi i Gjuhës Shqipe, Nikolla:
Kopjuan me celular, përjashtohen

Provimi i Gjuhës Shqipe, Nikolla:<br />Kopjuan me celular, përjashtohen
TIRANE- Trembëdhjetë maturantëve nuk do t’iu njihet provimi i Gjuhës Shqipe, pasi janë kapur me celularë gjatë zhvillimit të këtij testi të Maturës Shtetërore. Gjatë një dalje publike për ecurinë e këtij provimi, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka deklaruar se ka pasur edhe raste kur maturantët kanë tentuar të futen në provim me karta identiteti false.

Për kreun e dikasterit të Arsimit, këtë vit në procesin e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore është vendosur një standard i ri cilësie.
 
Ndërkaq, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar mënyrën se si është administruar këtë vit Matura Shtetërore si “rruga e sigurt e një historie suksesi të Ministrisë së Arsimit”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç