Provimi i shtetit, infermierët, emrat
dhe datat e atyre që do testohen

Provimi i shtetit, infermierët, emrat<br />dhe datat e atyre që do testohen
Duke filluar nga dita e premte do të nisë provimi i shtetit për infermierët.

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar emrat e “bluzave të bardha”, të cilët do të testohen në muajin dhjetor. Gazeta publikon listën me 546 kandidatët të cilët do testohen në muajin dhjetor për të marrë licencën. Pjesa tjetër e kandidatëve do testohen në muajin janar.  Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 min. para fillimit të provimit të shtetit.

Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal), kopje të Kartë ID ose Pasaportë, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP, kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MAS, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit.

Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s’kualifikimi.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'