Situata emergjente në Kanada, zjarrfikësit në ‘luftë’ me 400 vatra zjarri

Situata emergjente në Kanada, zjarrfikësit në ‘luftë’ me 400 vatra zjarri

Situata me zjarrin në Quebec

Situata me zjarrin në provincën kanadeze Quebec duket se është nën kontroll, zjarrëfikësit po shënojnë përparim në betejën me vatrat aktive të zjarreve në të gjithë zonën.

Provinca më e madhe e Kanadasë, Quebec ka përparuar në ‘luftën’ me zjarrin që ka mbuluar pyjet dhe pjesën më të madhe të territorit, këtë e kanë konfirmuar vetë zjarrëfikësit të cilët janë kthyer në “heronj” të situatës së vështirë.

Kanadaja aktualisht po lufton me më shumë se 400 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, zjarrëfikësit kanë qenë të suksesshëm në shuarjen e disa prej tyre, si dhe nën kontrollin e vatrave më të mëdha dhe më të rrezikshme, të cilat po shuhen gradualisht.

Ndërkohë banorët e zonës janë evakuuar në zonat përreth të cilat janë më të sigurta.

Zjarrëfikësit thanë se kur nisën përpjekjet për evakuim, qyteti ishte i fokusuar në nxjerrjen e njerëzve më të rrezikuar, si të moshuarit dhe njerëzit me probleme me frymëmarrjen, për shkak të tymit.

Gjithashtu zjarrëfikësit thanë se situata ka qenë e frikshme për komunitetin, i cili kurrë më parë nuk është detyruar të evakuohet për shkak të zjarreve.

Ndërkohë disa komunitete në të gjithë Kanadanë kanë humbur tashmë shtëpitë si rezultat i zjarreve shkatërruese.

Kanadaja po mbështetet në ndihmën e zjarrfikësve nga e gjithë bota, të cilët kanë ardhur për të luftuar sezonin e paprecedentë të zjarreve, njofton BBC.

Shkalla dhe numri i pazakontë i zjarreve këtë sezon kanë ngritur pikëpyetje në Kanada nëse vendi duhet të forcojë aftësinë e tij të zjarrëfikësve për të kapur atë që qeveria ka thënë se është rezultat i ndryshimit të klimës.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'