Provoni të bëni betejë politike me tërmetin

Provoni të bëni betejë politike me tërmetin

Përvjetori i tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit të vitit të kaluar, ka mobilizuar opozitën, të gjej ndonjë mangësi për të akuzuar qeverinë. Dhe besoj ka plot të të tilla. Ka njerëz që vazhdojnë jetojnë në çadra, të tjerë, që janë të pakënaqur me ritmin e ndërtimit të shtëpisë, të tjerë që kanë rezerva për cilësinë e ndërtimti se nuk e duan më me blloqe betoni, siç e kishin por me termoizolim dhe tulla, e plot të tilla. Kudo që të shetëisësh në zonat ku ka rënë tërmeti, do të mjaftonte shoku psikologjik i një viti më parë, që të gjesh ende njerëz që ankohen për atë që ndodhi.

Nëse opozita e ka sa për të larë gojën, meqë është përvjetori, nuk është problem mund ta bëj.

Por nëse do të bëj betejë politike me tërmetin, tani duhet të mendohet mirë, pasi do të jetë vonë kur të fillojë të ankohet se Edi Rama po përdor investimet për tërmetin në fushatë elektorale.

E duam apo jo Edi Ramën, historia e përballjes së tij me tërmetin, është histori unike, e një lideri që i vuri gjoksin dhe ja doli . Hapini arkivat se janë ende onlinë vidoet e tmerrit, që brenda javës njerëzit u sistemuan në hotele luksoze pa u munguar asgjë dhe qëndruan aty deri në fund të dimrit. Gjithë njerëzit e ngelur pa shtëpi u sistemuan me qira me bonus nga qeveria, ndërsa vazhdonte inventarizimi i dëmit.

E mbani mend Edi Ramën herë si babagjysh, e herë si karagjoz, herë si kujdestarë kopshti e herë si juventinë, herë që ndihmonte dikë që i kishte humb gruaja , e herë dikë që nuk i pranonin qenin në hotel, se si e  mbajti ndezur atmosferën e shpresës në një dimër të zymtë, ku Sali Berisha bërtiste nga mëngjesi në darkë, “vdekje, vdekje, vdekje” “kanë fshehur të vdekur”, “po vdesin”, “do vdesin”, i “vdiq qeveria”, “i vrau “Edi Mafia”.

Edi Rama nuk është përgjegjës për tërmetin dhe as pasojat e tij, ndaj dhe mund të mos i vinte gjoksin duke premtuar se do tua ndërtoj të reja të gjitha shtëpitë. Shumë vet afër tij e dëgjonin të tmerruar këtë premtim.

Por më 17 Shkurt, vetëm tre muaj më pas, ai arriti një fitore personale, duke lobuar nga mbretërit e princërit më autoritar të botës arabe  tek presidentët perëndimorë, nga Erdogani tek Micitaqis, nga Conte tek Macroni dhe i dha Shqipërisë 1, 15 milardë euro.

Sikur të mos kish ndodh më pas pandemia, kjo do ishte një histori më vete e zhvillimit të ri Shqipërisë.

Tërmeti në fund të fundit, është një inventar dëmesh njerëzore dhe matreale. Dëmet njerëzore nuk i kthejmë dot pas.

Dëmet matreale Edi Rama jo vetëm që i ka garantuar që po i kthen, por po e përdor këtë si një shans për të rikualifikuar zona urbane, dhe për të përmirësuar standartet e ndërtimit aty ku ëthë bërë dëm.

Në mënyrë simbolike një vit pas tërmetit, ai nënshkroi dhe marrëveshjen e livrimit të fondeve për dymijë banesa të reja nga Emiratet e Bashkuara, ndërkohë që Sali Berisha ulërin se ai ka ikur të bëj vaksinën anti COVID fshehur me çarter. 

Përveç rindërtimit,  parashikohen fonde për trashëgiminë kulturore që mund të nxjerrë në dritë amfiteatrin e Durrësit dhe të ti jap hov turizmit kulturor në pellgun e  Tiranës.

Nëse opozita e ka seriozisht që qeveria ka dështuar me tërmetin, atëhere le të provojë të bëj fushatë elektorale me këtë tezë. Do ketë plot aktorë që mund ti përdor, militantë të PD që duan më shumë partinë se shtëpinë, por ballafaqimi i saj me shoqërinë në këtë pikë, mund ta fundos dhe më thellë se sa është në këto momente.

Beteja politike me tërmetin nuk është si beteja me pandeminë. Të dyja janë të pandershme si beteja politike,  se janë fatkeqësi natyrore, por tërmeti është një betejë tashmë e fituar në mënyrë spektakolare, ndërsa pandemia një betejë në kulmin e saj, nga e cila nuk dihet si do dalim.

Mund të bëni betejë me kufomat e pandemisë, siç po bëni, meqë doni patjetër vdekjen si motiv të politikës së PD. Mund të publikoni foto nga morgu, dhe mund të lini një kameraman në Sharrë se ka varrime përditë. Nuk di kush u është mirënjohës për këtë, por meqë Berisha, vetëm vdekjen pret, me vdekjen merret. 

Por me tërmetin bëni pak kujdes, nëse doni ta ktheni në betejë politike. Do të jetë vonë kur ta kuptoni se e vetmja godinë që mund të shkatërrohet një vit e ca pas tërmetit, do të jetë ajo e  SHQUPIT.

I.K/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kacidhe: 27/11/2020 16:28

    Ne mire mis shembet SHQUPi. Duhet si WC me dhi ne te .

    Përgjigju
  • JamKushJam: 27/11/2020 15:45

    Sakte dhe paster Zoti Mero!!!!!

    Përgjigju
  • Foni: 27/11/2020 01:42

    Bravo mero,, fundi artikullit ishte perle..

    Përgjigju
  • Popull: 26/11/2020 20:50

    Duhet me cdo kusht fillimin e protestave nga njerezit e demtuar nga termeti dhe ata qekane humbur shtepite kjo qeveri duhet te LARGUAR nje ore e me pare qe MASHTRON cdo dite

    Përgjigju
    • JamKushJam: 27/11/2020 15:48

      @popo. Hahhahahahahahahahahahaha. Kam qe she me lot..... te ruajt Zoti se te kenaq me perlat e mendjes!!!!!!

    • Gulf: 26/11/2020 22:42

      Ta bejne si ne itali ..ke te drejte o shok te rrine 10 vjet pa shtepi...je i madh fare..lum logjika qe ke...

    • Vicidoli: 26/11/2020 22:30

      Rrnofte Flamur Noki ai ka me udheheq ravulicionin

    • Popo: 26/11/2020 21:42

      Po po. Dhis iz e mirakell of fridom

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat