TIRANË - Çështja e Ardian Prenjasit është dërguar zyrtarisht në gjykatë, por s’ka akuzë për vrasje të Julian Çelës.

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur sot hetimet për Ardian Prenjasin, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur me dhunë dhe për heqje të paligjshme të lirisë, por jo për vrasje.

Mbyllja e hetimeve është bërë se prokuroria nuk ka vërtetuar dot akuzat ndaj Përrenjasit për vrasjen e Julian Çelës, djalit të zv/drejtorit të SHISH-it, pasi kërkimet në Sharrë, ku Përrenjasi tha se kishte hedhur trupin e tij nuk nxorën gjë në dritë.

Dosja në ngarkim të Përrenjasit në vijim do të gjykohet nga gjyqtarja Ardiana Bera. I konsideruar si “mostra i Laprakës”, Çela akuzohet me prova deri tani vetëm për abuzimin seksual me komshiun e tij, minorenin me inicialet A.C., i gjendur edhe ky në të njëjtën lagje me Julian Çelën.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)