Prurjet hidrike rekord në Kaskadën e Drinit sigurojnë energji për pjesën e mbetur të vitit

Prurjet hidrike rekord në Kaskadën e Drinit sigurojnë energji për pjesën e mbetur të vitit

Foto ilustruese

Liqeni i Fierzës është në kuotën 286.4m (7 m më lart se niveli mesatar i shfrytëzimit shumëvjeçar për muajin gusht) dhe prurjet rezultojnë rreth 70 m3/sek (ndërkohë që prurjet mesatare shumëvjeçare për muajin gusht rezultojnë 46 m3/sek). Niveli i liqenit të Fierzës në fillim të shtatorit parashikohet të jetë rreth 283 m, ndërkohë që niveli mesatar shumëvjeçar në fillim të muajit shtator rezulton rreth 276 m, pra rreth 7 m më lart.

Edhe për muajin shtator 2018, KESH parashikon të prodhojë për të mbuluar plotësisht, për të nëntin muaj radhazi, nevojat e OSHEE dhe OST-së. Aktualisht, rezerva energjitike e KESH është rreth 986 milionë kilovatorë. Rezerva energjitike aktualisht e grumbulluar nga KESH në liqenet e kaskadës së Drinit është e mjaftueshme për të garantuar plotësimin e kërkesës se klientëve tariforë për gjithë pjesën e mbetur të vitit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës