PS 33 mijë dublime në lista, PD
vetëm 3 mija raste të dyshuara

PS 33 mijë dublime në lista, PD<br />vetëm 3 mija raste të dyshuara
Dy auditët teknicienë të zgjedhur nga KQZ për mbikqyrjen e listave para[rake zgjedhore Dashamir Çali dhe Genti Malko u përplasën dje për gjetjet e tyre që kishin bërë nga auditimi i listave zgjeddore për periudhën kohore mars-prill.

Për auditin që u propozua nga ish-kreu i KQZ, Denar Biba, Dashamir Çalin listat kishin ende probleme, ku ai kishte evidentuar mbi 33 mijë rekorde të dyshuara si të dubluara. Ndërkohë për auditin e propozuar nga kryetarja e KQZ, Genti Malkun rekorde të dyshuara si të dubluara ishin 3 mijë.

Përplasje dy auditët kishin edhe për shifra të tjera duke u fokusuar te zgjedhësit pa adresë apo dhe te qendrat e votimit, të cilat janë jashtë parametrave të caktuara ligjore në Kodit Zgjedhor. “Përsa i përket dublimeve më rezultojnë se janë 33 688 raste që janë me relativitet të lartë të dyshuar si të dubluar.

504 qendra votimi që janë jashtë kritereve janë zgjedhës pa adresë. Edhe në rastet kur janë pastruar dublimet numri personal i shtetasve është i ndryshëm. Pasjisja me kartë identiteti, ka zgjedhës me dy karta në dorë, një me mbiemrin e vajzërisë dhe një me mbiemrin e burrit. Duhet të shikohet numri i tyre”, tha Çali.

“2948 është numri i personave të dubluar dhe të paverifikuar”, tha Malko. Ashtu si raportet e kaluara edhe të raportete e djeshme për Çalin ekzistonin probleme përsa i përket emrave të shkruar me shenja. “Nuk ka në gjuhën shqipe gëra “c” me dy pika lart”, tha Çali.

Sipas tij janë edhe 16 mijë raste të zgjedhësve pa lista, pasi këto janë të vendosur në QV që janë jashtë kritereve ligjore që kanë nën limitin e caktuar ose më shumë zgjedhës. Raporti tjetër pritet që të publikohet në 10 maj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot