TIRANE - Partia Socialiste vijoi atë që e cilëson transparencë të deklarimit të pasurive për “bllokmenët blu” me vajzën e Kryeministrit, Argita Berisha.
Deputeti Taulant Balla iu referua deklarimit të pasurisë së vajzës të Kryeministrit për të cilën tha se pasuria e Argita Berishës pëson vetëm rritje. Sipas Ballës, Argita Berisha është mësuesja më e paguar në Evropë.
“Dje i kemi treguar publikut për pasurimin e habitshëm të vajzës së Kryeministrit, Zonjës Argita Berisha-Malltezi, e cila është edhe mësuesja më e paguar në Evropë me 12 milionë lekë në muaj. Por pasurimi i kësaj zonje nuk vjen vetëm nga mësimdhënia, megjithëse vetëm ky profesion i sjell 12 milionë lekë në çdo muaj”, tha Taulant Balla.
Deputeti socialist i drejtohet me një pyetje zonjës Argita Berisha për një vilë e cila është duke u ndërtuar në Gjirin e Lalzit. Sipas Ballës vajza e kryeministrit përfiton rreth 42 milionë lekë nga pronat e dhëna me qera.
“Ajo përfiton 42 milionë lekë në vit nga qeratë marramendëse. Janë tre apartamente super luksoze në Tiranë, në Rrugën Mustafa Matohit, aty ku jeton edhe babagjyshi Kryeministër; në rrugën Lidhja e Prizrenit; dhe tek European Trade Center (ETC), të cilat janë prona të zonjës Berisha dhe që ajo thotë se i ka dhënë me qera”, u shpreh Balla.
Balla shton më tej se Argita Berisha fiton 17 .5 milionë lekë në muaj, duke e krahasuar me pagën e presidenti, atë kryeministrit të një vendi të zhvilluar.
Partia Socialiste premton që në ditët në vijim do të sjellë fakte të tjera në lidhje me “pasuritë e bllokmenëve të Partisë Demokratike”.
(kz/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com