TIRANE- Partia Socialiste ka reaguar sot për sjelljen e autoriteteve kufitare greke ndaj qytetarëve shqiptarë. Situata e krijuar prej dy ditësh në kyfirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, është dënuar nga deputeti i kësaj partie Eduart Shalsi, gjatë një deklarate dhënë për mediat.

Ai e cilësoi si të papranueshme kërkesën autoriteteve kufitare greke për ndryshimin e gjuhës shqipe në emërtimet e toponimeve në pasaportat shqiptare. Partia Socialiste nëpërmjet deputetit Shalsi, tha se, “ askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë Shqipërisë dhe shqiptarëve të përdorin gjuhe tjetër në dokumentet e tyre zyrtare, përveç gjuhës shqipe”.
PS u kërkoi autoriteteve shqiptare, të ndërhynë menjëherë për zgjidhjen e dhe mospërsëritjen e kësaj situate të pakuptimtë.

Ky shqetësim, me të cilin po përballen dhjetra familje që kërkojnë të hynë në tërritorin grek, ku jetojnë e punojnë apo ku shkojnë thjeshtë si vizitorë, përsëritet për të dytën herë brenda një periudhe të shkurtër kohore. Një pretendim i tillë u ngrit nga këto autoritete pak muaj më parë por, falë një komunikimi të autoritete tona të Ministrisë së Jashtme me palën greke, u arrit në një marrëveshje që rezulton të këtë qenë e përkohshme.

(sg/shqiptarja.com)