PS: Berisha armik i investitorëve,
Argita:Sulme,shmang transparencën
Në një konferencë për shtyp deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla e quajti Kryeministrin Berisha armik të investitorëve. Argita Berisha në një deklaratë për mediat e ka quajtur kreun e PS-së qesharak, por edhe të mjerë.
TIRANE - Partia Socialiste ka vazhduar edhe ditën e sotme akuzat dhe denoncimin në lidhje me pasurimin e familjes Berisha. Në një konferencë për shtyp deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla e quajti Kryeministrin Berisha armik të investitorëve, pasi sipas tij
Argita Berisha u vë 3 milionë lekë gjobë biznesmenëve të tuaj, si rasti i Zavar Ansar dhe nëse nuk paguajnë nuk e marrin dot firmën për lejen e ndërtimit nga babai i saj.
Më tej Balla ka kërkuar nga Argita Berisha që t’i përgjigjet, qartë dhe një herë e mirë dy pyetjeve të vetme që ka ngritur opozita.
”E kujt ishte toka e cila iu propozua biznesmenit Ansar? Publiku shqiptar meriton një përgjigje dhe jo kundërakuzat e radhës, që kanë si qëllim të vetëm të hedhim baltë mbi opozitën, për të mos dhënë një përgjigje. E kujt ishte toka dhe a përbën i gjithë komunikimi me biznesmenin Ansar një konflikt interesi?”, u shpreh Balla.
Sipas deputetit socialist, “Argita nuk ka më asnjë argument për t’u justifikuar. Ajo kërkoi tre milionë euro në këmbim të firmës së babit Kryeministër dhe ky është një konflikt i qartë interesi”.
ARGITA, SULMET PER T'IU SHMANGUR TRANSPARENCESI menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i vajzës së Kryeministrit, Argita Berisha, e cila në një deklaratë për mediat e ka quajtur kreun e PS-së qesharak por edhe të mjerë pasi përpiqet të përdorë veprimet e saj për të justifikuar veprimet e paligjshme.
“Z. Rama bëhet çdo ditë më qesharak para shqiptarëve por dhe i mjerë, kur përpiqeni të përdorni veprimet e mia të bazuara në ligje për të justifikuar veprimet tuaja të paligjshme dhe akoma me keq, kur i përdorni këto sulme për t’ju shmangur si burracak transparencës që të detyron ligji i vendit”, thuhet në reagimin e Argita Berishës.
Sipas vajzës së Kryeministrit Berisha standardet e saj të transparencës dhe respektimit të ligjit dallojnë si dita me natën me ato të Ramës.
Duke u ndalur në akuzat që kanë të bëjnë me shitjen e një toke private një biznesmeni pakistanez Argita Berisha shprehet: “Për kohën që kam ushtruar avokatinë, çmimin e shitjes së tokës private tek te interesuarit ua kam njoftuar haptas sipas kërkesave të pronarit privat, pa detyruar asnjëri të blejë apo të mos blejë, siç demonstron dhe korrespondenca të cilën ti keqlexon dhe pa cenuar asnjë interes privat të ndokujt”.
Argita Berisha e akuzon Ramën se i anuloi lejen e ndërtimit familjes Frashëri dhe i dha në po të njëjtin vend leje ndërtimi në sheshin e pallateve bashkëshortes së tij. Sipas Argita Berishës tarifat e punës si avokate janë në përputhje të plotë me ligjin e avokatisë. Ajo ka ftuar Ramën të bëjë publike burimin e 100 milionëshit të huasë pa interes të bashkëshortes së tij, si dhe të gjitha faturat e investimit prej 1 milionë euro në pallatin pesë katësh të familjes së saj, tatimet e paguara për to dhe transaksionet bankare për financimin e tij.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor, 19:53
-
Frrok Çupi: Rasti i Irena Gjokës si frymë ‘mos e shtro zverkun’ ndaj Berishës
19 Tetor, 18:18
-
E akuzoi se ka marrë 500 mijë euro, gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë SPAK: Hetoni deklaratat e Argita Berishës
19 Tetor, 11:30
-
Evi Kokalari: Argita, merr një këshillë miqësore nga unë - rrini në shtëpi me hallet tuaja, shqiptarët s'ju kanë asnjë borxh!
7 Tetor, 18:27
-
DOSJA PARTIZANI / Ja pikat kryesore që familja Berisha kundërshton nga akuzat e ngritura nga SPAK
23 Shtator, 14:50
-
'Shtresë e mesme' por me vila në Europë: Reagimi i Mero Bazes ndaj deklaratave të Argita Berishës
21 Shtator, 15:43
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Dosja 500 faqe/ Veç pronave në Shqipëri, Malltezi bleu apartamente edhe në Europë! SPAK zbulon lumë parash të transferuara jashtë shteti dhe të padeklaruara
16 Shtator, 07:11
-
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
15 Shtator, 07:36
-
Vila perandorake, Doçi: Ish-kryeministri pastrim parash, sot familja më e pasur në Ballkan! Shkëlzeni e Argita sekserë
23 Korrik, 21:40
-
FAKTET PËR SPAK/ Zbulohen 3 lejet e ndërtimit që Sali Berisha firmosi për fshatin turistik ku ka vilën! Ja si Argita transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorake D5
23 Korrik, 10:51
-
Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si mashtroi Argita me deklarimin e pasurisë! Sot faktet e reja në Report Tv
23 Korrik, 07:06