PS-Bregut: Mashtruat
Brukselin me shifrat e krimit

PS-Bregut: Mashtruat <br />Brukselin me shifrat e krimit
TIRANE- Opozita ka akuzuar mazhorancën se ka mashtruar Brukselin në raportimet e saj lidhur me reformat në vend. Gjatë një seancë degjimore me Ministren e Integrimit Majlinda Bregu në Komisionin Parlamentar të Integrimit deputeti Taulant Balla ka akuzuar qeverinë se ka gënjyer në lidhje me dhënat e paraqitura prej saj në lidhje me luftën kundër krimit. Balla u ndal në rastin e Kakomesë ku u kap, sic u shpreh ai mbi 2 ton drogë, ndërsa zyrtarëve në Bruksel iu deklarua vetëm 130 kg drogë. Ministrja Bregu mohoi akuzat duke u shprehur se cështja e Kakomesë nuk ishte përfshirë në raportimet e saj të kryera deri në datën 21 Prill, ndërsa lënda narkotike u sekuestrua në 25 prill. Pas kthimit nga Brukseli Ministrja Bregu raportoi në Komision lidhur me 12 rekomandimet si dhe angazhimet e palës shqiptare për plotësimin e tyre. Bregu është shprehur së pas dy javësh përfundon reforma zgjedhore dhe se mazhoranca shpreson sipas saj në arritjen e një konsesusi me opozitën edhe për reformën parlamentare. Ajo ripërsëriti qëndrimin e njohur tashmë se mazhoranca ështe e hapur për kufizimin e imunitetit si një ndër rrugët më efikase për të luftuar korrupsionin te zyrtarët e lartë.(ns/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë