PS, Çuçi: Makina e votave dështoi,
numëron 2 herë më pak se njeriu

PS, Çuçi: Makina e votave dështoi, <br />numëron 2 herë më pak se njeriu
TIRANË – Sistemi elektronik i numërimit të fletëve të votimit, i quajturi SEN, është në prag të dështimit për shkak të probleme të mëdha teknike që paraqet, duke nisur nga rendimenti dy herë më i vogël i punës në krahasim me atë të një grupi numërimi. Kështu, në 8 orë, një grup numërimi mund të analizojë 12-16 mijë fletë, kurse makineria, vetëm 5 mijë!

Këtë shqetësim e ka shprehur sot në studion e “A1Report!”, Bledi Çuçi, nënkryetar për çështjet zgjedhore në PS. I pyetur për sistemin SEN dhe çfarë është duke u bërë me të shumëpërfolurën makineri numërimi, ai tha:

“Mendoj se SEN është shumë afër dështimit. Sot pasdite, kjo çështje do të diskutohet edhe në mbledhjen e KQZ-së. Ne kemi bërë një raport të hollësishëm ku kemi nxjerrë gjithë verejtjet për sistemin elektronik të numërimit SEN. Qëndrimi ynë është se, nëse kompania nuk mere masa për të korrigjuar gabimet dhe nuk bën një ritestim tjetër të makinerisë, atëherë ajo nuk mund të aplikohet në këto zgjedhje.

Problemet janë shumë, disa thellësisht teknike, por më skeptik na bën fakti se SEN bie në kundërshtim edhe me atë me ç’ka shkruhet në Kodin e Zgjedhjeve.

Së pari, gjatë testimit, psh, nuk u bë raporti zero, pra, nuk u demostrua nga ana e kompanisë që makineria s’ka informacion të futur paraprakisht në të.

Së dyti, nëse makineria i numëron vërtet fletët ashtu siç janë apo jo. Pra, bëjmë krahasimin e tri fletëve të numëruara me dorë dhe tri fletëve të numëruara me makineri për të parë korrektesën e makinerisë. Se ndryshe i bie që ne të fusim 10 mijë vota dhe makineria të numërojë 2 mijë.

Dhe i treti, më shqetësuesi, afati kohor i numërimit. Sistemi demostroi që ishte i aftë të numëronte vetëm 5 mijë vota në 8 orë. Një grup numërimi numëron 300 fletë për 35 minuta ndërkohë që kemi disa të tillë. Kurse, me elektronikën e zgjedhur nga KQZ numërohen 5 mijë fletë, kurse me dorë, edhe 16 mijë, por le të marrim 12 mijë apo më pak, 10 mijë. Pra, gjithsesi, dyfishi. Kështu pra, ne kthehemi në pikën zero ku rezulton se kemi shpenzuar para për një makineri, e cila nuk vlen asgjë.

Ne kërkum që të improvizohej edhe situata e ditës së zgjedhjeve, si psh.vonesat, prishja e makinerisë etj. për të parë si mund të përparonim me SEN, por kjo nuk bvë.

Nga homologët e djathtë”, - tha Çuçi, - “ nuk kam parë ndonjë prononcim publik për këto probleme. Di që KQZ-ja, disa nga vërejtjet tona, i ka futur axhendën e saj. Nëse kompania nuk merr masa për t’i korrigjuar, SEN është i papranueshëm”.

KQZ SOT DUHET TË MARRË VENDIME ME  5 ANËTARË


“Kjo mazhorancë është e aftë të prodhojë ngjarje përditë, pasi Berisha është i aftë ta zhvendosë gjithmonë problemin në të tjera anësore. Janë shumë shqetësuese të gjitha vendimet që ka marrë KQZ-ja këto katër muaj, që nga ndarja e mandateve me ndarjen e vjetër të 2009-ës, shkarkimi i komisionerit. Mirëpo sot, në axhendën e KQZ-së janë futur për diskutim edhe disa çështje që kërkojnë vendimarrje me 5 anëtarë, por dyshoj se sot KQZ-ja do ndërmarrë hapin e fundit duke marrë vendime me katër anëtarë. Shpresoj të mos jetë kështu, sepse s’ka fund kjo sjellje e tyre, por do jetë hapi i fundit që kjo qeveri dhe kjo mazhorancë do ndërmarrin dhe dëshmojnë se nuk pyesin fare për ligjet e vendit”, - përfundoi Çuçi.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)