PS detyron mazhorancën të shtyjë
votimin për anëtarin e PR në KQZ

PS detyron mazhorancën të shtyjë<br />votimin për anëtarin e PR në KQZ
TIRANE - Pas më shumë se 3 orë pritje në oborrin e Parlamentit për të marrë vesh nëse do të votohej apo jo nisma e PD për zëvendësimin e anëtarit të LSI në KQZ, gjithçka u shty për të hënën. Mendohet se thirrjet ndërkombëtare ishin faktori kryesor i kësaj shtyrje.

Mazhoranca u tërhoq dje nga votimi i zëvendësimit të anëtarit të propozuar nga LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke e zëvendësuar atë më një nga emrat e propozuar nga Partia Republikane, duke e shtyrë votimin për seancën e të hënës.

Ky vendim u vendos në Konferencën e Kryetarëve pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar Gramzo Ruçi, i cili kundërshtoi si të paligjshëm përfshirjen në seancën e djeshme për shkak se ai bie ndesh me ligjin që në procedurë, pasi nuk i përmbahet kriterit për plotësimin e 48 orëve nga miratimi në Komisionin e Ligjeve.

Gjithsesi të majtët nuk ranë dakord që seancës e së hënës do të japin aprovimin e kësaj kërkese. Ndonëse u përfol për mospasjen e numrave të mazhorancës si arsye për shtyrjen e votimit, ky version ra sapo burime pranë së majtës konfirmuan se ishte pikërisht presioni ndërkombëtar për të mos destabilizuar situatën politike parazgjedhore me akte të tilla ajop që e çoi nismën e PD për votim të hënën.

Burime pranë së majtës thanë se ardhja e një eksperti ndërkombëtar për çështjet zgjedhore do të kërkonte më shumë kohë diskutimi dhe argumentimi ligjor në Kuvend. Sipas Ruçit në konferencën e kryetarëve nëse votimi do të ishte bërë dje, të gjithë të majtët do të kishin diskutuar.

Ndërkohë që eksperti, Nikolai Vulcanov, është kërkuar të vijë në Tiranë, për të dhënë ekspertizën e tij në lidhje me zhvillimet që lidhen me KQZ-në. Delegacioni BE-së nuk është ngutur të japë opinionin e tij për këtë çështje kaq të nxehtë, por paraprakisht ka kërkuar të ketë opinionin e specializuar të Vulcanov.

Vulcanov aktualisht punon si ekspert për Komisionin e Venecias. Kur në Shqipëri ishte duke u diskutuar projekti i Kodit të ri Zgjedhor, Konsulenti i Komisionit të Venecias, Nikolai Vulcanov, deklaroi se anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk duhet të jenë të emëruar të partive politike, por administratorë të ligjit në procesin zgjedhor. Pritet me interes të mësohet se cili do të jetë opinion i tij për këtë çështje që duket se do të jetë edhe baza e një deklarate të pritëshme nga misioni BE-së në Tiranë.

PS MBLEDH GRUPIN: VOTË KUNDËR NISMËS SË PD

Para fillimit të seancës plenare, në Partinë Socialiste u zhvillua një mbledhja e grupit parlamentar, e cila mori në shqyrtim pikërisht qëndrimin që do të mbante grupi parlamentar në seancën e djeshme të Kuvendit.

PS vendosi në këtë mbledhje që të kundërshtojë vendimin e marrë nga Komisioni i Ligjeve dy ditë më parë mbi zëvendësimin e anëtarit të LSI në Komisionin e Zgjedhjeve. Ka qenë vetë kryetari Rama që i ka udhëzuar deputetët që të përgatisin secili fjalime lidhur me qëndrimin kundër të PS për nismën e mazhorancës. Pritet që dhe në Kuvend qëndrimi i PS të jetë i unifikuar me atë të LSI.

DEBATI RUÇI-TOPALLI

Batutat për përkujtimin e Enver Hoxhës

Topalli: Më lejoni që t`i uroj zotit Ruli datëlindjen, jetë të gjatë dhe shumë sukese

Braçe: Edhe 1 milion euro të tjera dhuratë nga qeveria.

Nga salla: Tani filloni me projektet bio

Topalli:
Projektetet e ministriti janë projektet e ullirit që ka mbushur gjithë Shqipërinë. Jetë të gjatë sa ulliri.

Tahiri: Kodi nuk është miratuar në komision. Mos bëj karagjozen këtu. Drejto seancën.

Topalli: Ti Sajmir zgjidhi njëherë punët me mamin dhe me babin njëherë. Zbato një herë ligjin kur e shkel mami dhe babi e pastaj…atë dorën çojë në tjetër vend jo këtu

Topalli: Sot ditëlindjen nuk e ka vetëm Ruli në fakt. Sot keni përvjetorin e vdekjes së Enver Hoxhës dhe meqë e keni përvjetor ju ftojmë që t’i votojmë 3 ligjet. Çojini edhe kurora te varri, por votojmë edhe tre ligjet. Përvjetor e keni se e keni votojmë edhe tre ligjet. Vetëm mos qani.

Ruçi: Është e dyta herë që provokoni opozitën

Topalli: Me Enverin?

Ruçi: Po pikërisht me Enverin e kisha. Tani unë po vrisja mendjen që në një seancë kaq të tensionuar, për një çështje kaq të rëndësishme, që ju tentuat ta bëni fakt të kryer, ku është kryeministri doktor? Tani e mora vesh se doktori kryeministër mendon se Enveri është gjallë

Topalli: Është në bashkëbisedim me qytetarët. Ju shoh të mërzitur, qani keni bërë gati kurorat. keni marrë edhe aleatë. Interesante. Aleatët që keni në koalcion ju, progami i tyre, i partisë së djalit të Enverit thotë që do të rigjykojmë edhe njëherë të persekutuarit, rilindje është. Meqë jeni në koalicion. Por unë ju shikoj sot shumë të mërzitur. Qani. Keni bërë gati kurorat. A prisni vizita?

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

“Hasi jehon”, mbahet edicioni i 35-të folklorik në Prizren! Performojnë 30 ansamble nga të gjitha trevat

“Hasi jehon”, mbahet edicioni i 35-të folklorik në Prizren! Performojnë 30 ansamble nga të gjitha trevat