PS dorëzon në KQZ listën me
40 aleatë ndërsa PD me 26

PS dorëzon në KQZ listën me <br />40 aleatë ndërsa PD me 26
TIRANË - Në orën 21:40, mbyllet dorëzimi i listave të koalicioneve të të dy kampeve. Edhe përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti, dorëzoi në KQZ, listën e koalicionit të djathtë me 26 parti.  Ai vlerësoi hyrjen e LZHK-së, të PDK-së dhe PDIU-së në "Aleancën për punësim, integrim, mirëqënie".

"Di të them që në këtë koalicion janë përfshirë historikisht partitë e vjetra tradicionale, që kanë qënë aleate të PD-së", - deklaroi Kosovrasti. -"Një element pozitiv është se jane dy ose madje tre parti që u shtuan,  LZHK-ja e PDK,-ja, që janë të vlerësuara qoftë për numrin e votave, ashtu edhe për imazhin politik që kanë. E  treta është PDIU, një aleate jona që pas një jete parlamentare, ka përmasa të tjera".
 
Pak orë më parë, ishte Partia Socialiste që dërgoi përfaqësuesin e saj. Genc Gjonçaj, të paraqiste listën me 40 parti aleatë. Pas dorëzimit të dokumentave, Gjonçaj tha se "koalicioni opozitar ka në përbërje 40 parti politike, që do të bëjnë të mundur, rilindjen shqiptare".

Gjatë këtyre zgjedhjeve, dy parti politike kanë deklaruar se do të dalin të vetme në zgjedhje: "Fryma e Re Demokratike" e kryesuar nga Bamir Topi dhe "Aleanca Kuq e Zi", kryesuar nga Kreshnik Spahiu. FRD-ja nuk ka pranuar të garojë me partitë e vjetra, ndërsa Aleanca Kuq e Zi e njoftoi sot mospërfshirjen në kampin e majtë, duke paraqitur si arsye bazë, përfshirjen e PBDNJ-së.

LISTA E PARTIVE NË KOALICIONIN OPOZITAR PËR 23 QERSHORIN QË KANË FIRMOSUR

Partia Socialiste Edi Rama
Partia Komuniste Shqiptare Qemal Cicollari
Partia e Punës Shqiptare e Reformuar Marko Dajti
Partia Komuniste Shqiptare 8 Nëntori Preng Çuni
Partia e Bashkimit Republikan Shqiptar Zane Llazi
Partia për Prosperitet dhe Demokraci Izeir Fetahu
Partia Socialiste e Moderuar Gjergj Koja
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare Gjet Ndoj
Partia për Unitet Kombëtar Idajet Beqiri
Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve Astrit Kosturi
Partia e Gjelbër Edlir Petanaj
Partia e Çështjeve Shqiptare Bujar Shurdhi
Partia G99 Ervin Mete
Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi
Partia për të Drejtat e Emigrantëve Ymer Kurti
Partia Rruga e Lirisë Kurt Kola
Partia Kristiandemokrate Dhimitër Muslia
Partia Reformatore Demokratike Skënder Halili
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë Avdi Keçi
Partia Demokratike për Integrim e Prosperitet Halil Seitaj
Partia e Punës së Shqipërisë- Muharrem Xhafaj
Partia Social Punëtore e Shqipërisë Ramadan Ndreka
Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar Spartak Dobi
Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara Afrim Jeshili
Partia Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane Valentin Mustaka
Partia Mendimi i Djathtë Liberal M.Lici
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim Nikolin Staka
Partia Ambjentaliste Nasi Bozheku
Partia Shqiptare Atdheu Kreshnik Osmani
Lëvizja Socialiste për Integrim Ilir Meta
Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela
Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule
Partia Demokracia Sociale Paskal Milo
Partia Aleanca Popullore Artur Dojaka
Partia Aleanca Demokristiane Zef Bushati
Partia Socialdemokrate Skënder Gjinushi

KOALICIONI “KOALICIONI PËR PUNËSIM, MIRËQENIE DHE INTEGRIM”

Partia Demokratike Sali Berisha
Partia Republikane Shqiptare Fatmir Mediu
Partia Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahia
Partia për Drejtësi dhe Integrim Shpetim Idrizi
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi
Partia Demokristiane e Shqipërisë Nard Ndoka
Lidhja Demokristiane e Shqipërisë Nikollë Lesi
Partia Lëvizja Shqipëria e Re Edmond Vlashaj
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Arjan Starova
Aleanca Demokratike Arben Demeti
Partia Agrare Ambientaliste Lufter Xhuveli
Partia Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi
Partia Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi
Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian Edmond Themelko
Partia Demokracia e Re Evropiane Koçi Tahiri
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re Fatmir Hoxha
Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet Gaqo Apostoli
Partia Konservatore Shqiptare Armando Ruço
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri
Partia e Minoritetit Grek për Ardhmëri Kristo Kiço
Partia B.Popullor i Pensionistëve Shqiptarë Selami Jenishehri
Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare Muharrem Doda
Partia Civile e Shqipërisë Dritan Broka


Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë

'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë