PS e PD propozojnë 4
emrat për anëtarë të KQZ

PS e PD propozojnë 4 <br />emrat për anëtarë të KQZ
TIRANE-  Dy partitë kryesore në vend, ajo Demokratike e partia Socialiste propozuan sot emrat e 4 anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Edhe pse emrat e tyre duhet të ishin bërë publik më 15 shtator, sot, pas 10 ditësh u propozua nga PS Denar Biba dhe Albana Shtylla, jo fort të njohur për publikun. Partia Demokratike dha emrat e kandidatëve të saj për anëtarë në KQZ, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj, duke preferuar 2 emra të cilët ishin anëtarë të KQZ-së. Ndërkaq, dy anëtarët e tjerë pritet të propozohen ditën e nesërme nga dy partitë e vogla, respektivisht LSI-ja dhe PBDNJ-ja.

Propozimi i Partisë Socialiste është deklaruar në mbledhjen e grupit kuvendor të PS-së, e zhvilluar me dyer të mbyllura pas fjalës së kreut të PS, Edi Rama.

PS dhe PD kanë të drejtë të propozojnë nga dy anëtarë në KQZ, ndërsa dy anëtarët e tjerë do të dalin nga PBDNJ-ja si forca e dytë e koalicionit opozitar dhe LSI-ja, si forca e dytë e koalicionit qeverisës.

Anëtari i 5 i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të shumicës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të grupimit të shumicës. Anëtari i 6 i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të opozitës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të opozitës”, thuhet në germën “ç” të nenit 14 të Kodit.

Pasi Komisioni i Ligjeve të shqyrtojë ligjshmërinë e kandidaturave, emrat e propozuar për anëtarë të KQZ-së do të kalojnë për tu votyuar në Parlament.

(kz/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë

Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë