PS feston nesër hapjen e negociatave, deputeti i ‘Rithemelimit’ denoncon: Rama po kërkon ta marrë zvarrë administratën në një antimiting të 7 Korrikut

PS feston nesër hapjen e negociatave, deputeti i ‘Rithemelimit’ denoncon: Rama po kërkon ta marrë zvarrë administratën në një antimiting të 7 Korrikut

Luçiano Boçi

‘Rama gjoja-festën për hapjen e negociatave po synon ta kthejë në një antimiting të 7 Korrikut’, kështu është shprehur deputeti i PD-së, Luçiano Boçi sa i përket festës që pritet të zhvillohet ditën e nesërme nga PS.

Deputeti i PD-së ka publikuar një mesazh që sipas tij i është dërguar administratës për të marrë pjesë më 28 korrik në atë që e quan festë për hapjen e negociatave.

Boçi shkruan për ‘gjoja-festën’ për hapjen e negociatave Rama synon ta kthejë në një antimiting të 7 Korrikut. Sipas tij, urdhrat verbalë e sms janë të prerë: Askush të mos mungojë!

'Rama gjoja-festën për hapjen e negociatave po synon ta kthejë në një antimiting të 7 Korrikut.

Kërkon t’i dëftejë botës mbarë se sa të lumtur janë shqiptarët nën regjimin e tij.

Për këtë kërkon ta marrë zvarrë administratën bashkë me gëzimin e saj që ajo ta shpërthejë me zor atë në shesh.

Urdhrat verbalë e sms janë të prerë.

Askush të mos mungojë!!!

Tamam tamam i bie sipas asaj shprehjes me pak ndryshim:

“Kërcen administrata nga belaja”

Ja një sms ftesë-kërcimi'- shkruan ai. 

'sms' i publikuar nga Boçi.

Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 27/07/2022 22:15

    Foli dhe ky boksieri i shoqates non grata

    Përgjigju
  • Niku: 27/07/2022 21:28

    Zvarre duheni marre ju te gjithe, qe nga i pari tek i fundit qe guxon dhe prek parate e taksapaguesve shqiptare. Prandaj po shkon per lesh ai vend, se nuk ndeshkohet njeri, maksimumi nje gjobe dhe shko tutje. Duheni varur nga gjuha nje jave ne mes te sheshit, pastaj 10 vjet izolim qe te beheni dele.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse