Po sot në mbrëmje Partia Socialiste firmosi koalicion dhe me "Aleancën Popullore", në të cilën bën pjesë dhe "Lëvizja çame". Tashmë pritet vetëm qëndrimi i "AK"-së, e cila kërkoi 5 kandidatë të fshehur në listat e PS-së, ofertë që u refuzua kategorikisht nga Partia Socialiste. KQZ shtyu afatin e regjistrimit të koalicioneve deri nesër në orën 18:00.
Burime për tv. "A1 Report!" bënë të ditur se "Aleanca Kuq e Zi" ka kërkuar paradite 5 deputetë, si kusht për të hyrë në koalicion. Por kjo ofertë është refuzuar kategorikisht nga Partia Socialiste. Megjithatë, pritet të bëhet publik një vendim përfundimtar i cili u tha se do prezantohej në orën 20:00 por ende nuk ka ndodhur.
Mes Aleancës Kuq e Zi dhe Partisë Socialiste ka pasur takime intensive edhe gjatë ditës së djeshme deri në orët e vona të mbrëmjes dhe shqiptarja.com shkruante sot se mes tyre ishte rënë dakort për shumicën e pikave, por "ngërçi" i negociatave dhe që rrezikon të prishë marrëveshjen ka të bëjë me mundësinë e përfshirjes së 5 kandidatëve të AK në listat e sigurta të PS, gjë që është refuzuar nga Rama, me argumentin se një gjë të tillë nuk e ka bërë as me LSI, as me partitë e tjera aleate.
ORA 21:50 PS FIRMOS ME PAD E ZEF BUSHATIT
Sot në mbrëmje PS firmosi koalicionin me PAD e Zef Bushatit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Rama e Bushati vlerësuan këtë koalicion.
RAMA: TESPIHET E PLAKUT MERE MË 23 QERSHOR DO TË SHPËRBËHEN NË DUART E KRYEMINISTRIT "Pas 23 vjetësh që jemi miq, por kundërshtarë në dy kampe të ndryshme dhe pas një militance stoike në kampin tanimë të shpërbërë të të djathtës Zef Bushati si kryetar i demokristianëve të një lloji të veçantë, të atij lloji që asnjëherë nuk është përzier në zullumin e pushteti erdhi dhe u dakordësuam që të merremi vesh për të qenë së bashku në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
Ardhja e Aleancës Demokristiane i jep një profil ende më të plotë të një fronti të përbashkët që shtrihet e përsëris nga e djathta ku tanimë shtohet edhe një forcë me integritet, në qendër ku kemi partinë Bashkimin për të Drejtat e Njeriut, po ku kemi edhe Partinë Socialiste si qendër e majtë. Ku kemi edhe boshtin strategjik me LSI-në, dhe sigurisht edhe majtas me aleatët tanë tradicionalë, ndërkohë që përballë e përsëris kemi atë që kemi dhe duke e parë mikun tim aktor i njohur dhe protagonist në një film të njohur m’u kujtuan tespihet e plakut Mere që në 23 qershor do të shpërbëhen në duart e kryeministrit, që faktikisht, ia thashë Zefit pati rolin që e solli Zefin dhe Aleancën Demokristiane këtu në këtë seli si një komunist që i solli demokristianët tek socialistët. "
BUSHATI: I BASHKOHEMI SE MAJTES POR GAROJME NEN SIGLEN TONE
Kryetar i Aleanca Demokristiane, Zef Bushati: "Ne e kemi marrë tashmë vendimin tonë, për t’ju bashkëngjitur këtij koalicioni të majtë, Rilindjes, e cila i përshtatet edhe demokristianëve. Ne garojmë nën siglën e Aleancës Demokristiane, edhe në këtë koalicion ku marrin pjesë. Thirrjet tona do të jenë për të gjithë elektoratin që të votojë për kandidatët e Aleancës Demokristiane. Shpresojmë që të gjithë së bashku do të arrijmë më të mirën e mundshme në këto zgjedhje. "
PS- PD GARA PER TE FORMUAR KOALICIONET
Kur kanë mbetur pak orë nga mbyllja kohës për regjistrimin e koalicioneve në KQZ, si Berisha ashtu dhe Rama në krye të blloqeve politike po ushtrojnë trysninë e nevojshme për të përfunduar procesin.
Berisha kërkon të marrë mandatin e tretë të qeverisjes, ndërsa e majta e drejtuar nga kreu i PS-së Edi Rama kërkon rotacionin duke e nxjerrë PD-në në opozitë, pas 8 viteve qeverisje. PS firmos sot dhe koalicionin me PSD e PDS.
PS deri tani ka firmosur koalicion me 34 Parti ndërsa është në përfundim të negociatave me 6 parti. Në kampin e djathtë janë bashkuar 25 parti
PARTITE NE KOALICION ME RAMËN
Partia Socialiste Edi Rama
Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta
Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule
Partia Socialdemokrate, Skënder Gjinushi
Partia Demokracia Sociale, Paskal Milo
Partia Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela
Partia Komuniste Shqiptare, Qemal Cicollari
Partia e Punës Shqiptare e Reformuar, Marko Dajti
Partia Komuniste Shqiptare 8 Nëntori, Preng Çuni
Partia e Bashkimit Republikan Shqiptar, Zane Llazi
Partia për Prosperitet dhe Demokraci, Izeir Fetahu
Partia Socialiste e Vërtetë 91, Petro Koçi
Partia Socialiste e Moderuar, Gjergj Koja
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, Gjet Ndoj
Partia për Unitet Kombëtar, Idajet Beqiri
Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve Astrit Kosturi
Partia e Gjelbër Edlir Petanaj
Partia e Çështjeve Shqiptare Bujar Shurdhi
Partia G99 Ervin Mete
Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi
Partia për të Drejtat e Emigrantëve Ymer Kurti
Partia Rruga e Lirisë Kurt Kola
Partia Kristiandemokrate Dhimitër Muslia
Partia Reformatore Demokratike Skënder Halili
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë Avdi Keçi
Partia Demokratike për Integrim e Prosperitet Halil Seitaj
Partia e Punës së Shqipërisë- Muharrem Xhafaj
Partia Social Punëtore e Shqipërisë Ramadan Ndreka
Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar Spartak Dobi
Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara Afrim Jeshili
Partia Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane Valentin Mustaka
Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë Selami Jenisheri
Partia Mendimi i Djathtë Liberal M.Lici
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim Nikolin Staka
Partia Ambjentaliste Nasi Bozheku
Partia Shqiptare Atdheu Kreshnik Osmani
Në Përfundim të negociimit
Aleanca Kuq e Zi Kreshnik Spahiu
Partia Aleanca Popullore Artur Dojaka
Partia Aleanca e Maqedonasve Edmond Themelko
Partia Aleanca Demokristiane Zef Bushati
Partia Aleanca për Demokraci e Solidaritet Gaqo Apostoli
Partia Për drejtësi dhe Unitet Shpëtim Idrizi
Mbështetje
Shoqata e ish-ushtarakëve të Liruar dhe në Rezervë Mehdi Pogaçe
PARTITE NE KOALICION ME BERISHEN
Partia Demokratike Sali Berisha
Partia Lëvizja Demokristiane Nikollë Lesi
Aleanca Demokratike Arben Demeti
Aleanca Evropiane Ekologjike Saza Guri
Bashkimi Liberaldemokrat Arjan Starova
Partia Agrare Ambjentaliste Lufter Xhuveli
Partia Aleanca Popullore Fatjon Softa
Partia Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi
Partia Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi
Partia Demokracia e Re Evropiane Koçi Tahiri
Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re Fatmir Hoxha
Partia Konservatore Armando Ruço
Partia Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahia
Partia Demokristiane Nard Ndoka
Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
Partia Republikane Shqiptare Datmir Mediu
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi
Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen Kristo Kiço
Partia Forca Albania Iledin Pilati
Partia Lëvizja Shqipëria e Re Edmond Vlashaj
Partia Për mbrojtjen e të Drejtave të Puntorëve Kadri Isufi
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare Shefqet Musaraj
Partia Aleanca Kombetar Krenar Tahiri
Partia Emigracionit Shqiptar Kostaq Papa
Partia “Emigracioni Shqiptar” Xhavit Zhuzhi
Partia e Prosperitetit Demokratik Yzeir Fetahu
Partia "Rruga e Vërtetë Shqiptare" Muharrem Doda
Në zgjedhjet e fundit parlamentare (28 qershor 2009) konkuruan katër koalicione zgjedhore. "Aleanca e Ndryshimit" ishte formacioni më i madh i përbërë nga 10 parti të djathta; koalicioni i majtë "Bashkimi për ndryshim", përbëhej nga 5 parti; ndërsa Aleanca "Poli i Lirisë" dhe "Aleanca Socialiste për Integrim", grupuan secila nga 6 parti.
Përmes një deklarate për shtyp, Partia Socialiste ka konfirmuar rreth orës 21:00 bashkëpunimin me Aleancën Popullore ku bën pjesë dhe lëvizja CCame. Dy krerët e partive, Edi Rama dhe Artur Dojaka kanë konfirmuar se do të hyjnë në bashkë në aleancën para zgjedhjeve.
Gjjithashtu kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama rreth orës 21:30 konfirmoi bashkëpunimin me Aleancën Demokristiane. Kjo parti e qendrës së djathtë nuk ka mundur të gjejë gjuhën e përbashkët me aleatin e tyre të përjetshëm, Partinë Demokratike.
“Kam dhimbje që shkëputem nga pozicioni i djathtë. I bashkangjitemi koalicionit të majtë, sepse emërtimi i PS i përshtatet demokristianëve. Nuk erdhëm këtu pa negociata të gjata, nuk arritëm të kuptoheshim me PD”, tha Zef Bushati, kryetari i ADK
(sg/shqiptarja.com)