PS i kërkoi Kuvendit ta shkarkojë
kreu i KQZ, Zguri: Sulme politike
Pasi Partia Socialiste kërkoi nga Kuvendi shkarkimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkelje të ligjit pasi nuk i ndërpreu mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, ka reaguar kreu i këtij institucioni, Klement Zguri.
Partia Socialiste kërkoi nga Kuvendi
shkarkimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkelje të ligjit pasi nuk i ndërpreu mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, ka reaguar vetë titullari i këtij institucioni, Klement Zguri.
Në një reagim të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e KQZ thuhet se e vërteta nuk është ashtu siç pretendohet, por është e kundërta e kësaj, ndërsa shton se puna e KQZ-së është në dritën e diellit dhe të gjitha gjërat janë publike, sa mund të konsultohen nga cilido në çdo kohë.
“Puna e KQZ-së për fat të mirë është në dritën e diellit. Nuk ka vetëm kronika lajmesh, por ka mbledhje, proçesverbale, akte dhe vendime. Të gjitha publike. Të gjitha mund të konsultohen në çdo kohe nga çdo njeri. KQZ-ja nuk fsheh. KQZ-ja vetëm zbardh. Kështu që edhe në rastin konkret, e vërteta është krejt tjeter, është e kundërta e asaj qe pretendohet. Por, në respekt të funksionit zyrtar që mbuloj, unë e kam të ndaluar të përfshihem në beteja, apo lojra politike, ndaj nuk bëhem dot pjesë e debatit. Përgjigja ime mund të jetë vetëm zyrtare dhe vetëm drejtuar organit të emërteses, sapo ai ta kërkojë këtë”, u shpreh Zguri.
Gjithashtu, kreu i KQZ thekson se institucioni që ai drejton është vënë në qendër të sulmeve politike. "Nga ana tjeter, me duhet te terheq vemendjen publikisht: Sulmet ndaj KQZ-se, sidomos kur jane haptazi abuzive, ne kundershtim te plote me ligjin dhe te motivuara nga interesa politike te palidhura me KQZ-ne dhe zgjedhjet, demtojne rende autoritetin dhe pavaresine e KQZ-se, mbjellin frike dhe pasiguri tek institucionet, cenojne shtetin ligjor. Keto jane ankorat qe mbajne KQZ-se perballe tallazeve. Nuk ka parti politike qe njeh dhe pranon rregullat e lojes, zgjedhjet e ndershme dhe shtetin ligjor, qe mund te kete vulletin t’i kepuse keto ankora. Ndaj une u bej thirrje te gjitha paleve qe lojen politike ta zhvendosin diku gjetke, ne ndonje fushe ku interesit publik i bejne me pak dem".
Përmes kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla, Partia Socialiste paralajmëroi nisjen e procedurave për shkarkimin e Klement Zgurit nga posti i kryetarit të KQZ. Balla u shpreh se Zguri ka shkelur ligjin duke mbrojtur nga shkarkimi kryebashkiakun demokrat të Mallakastrës, Agron Kapllanaj i cili rezulton i dënuar në Itali në vitin 2004 për vjedhje. Balla tha se kreu i KQZ ka fshehur dosjen e kryebashkiakut, edhe pse gjykata italiane ka konfirmuar dënimin e tij me burg 2 vite burg në shtetin fqinj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.4%
-
Jo
20.9%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2764
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44