PS bie dakord me PD për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore: Javën e ardhshme përcaktohen anëtarët

Mazhoranca shpreh hapur dakordësinë për Reformën Zgjedhore që kërkon Partia Demokratike. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla njoftoi nga Patosi se brenda javës tjetër mund të ngrihet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për këtë reformë dhe ftoi PD-në që të sjellë propozimet për emrat e anëtarëve të Komisionit. Balla tha se PD do të jetë gati brenda ditës së martë që të diskutojmë për të ngritur sa më shpejt komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

'Kuvendi i Shqipërisë është vendi i dialogut politik. Dëshiroj dhe dua të shpreh gatishmërinë e PS dhe grupit të saj parlamentar, se disponibiliteti ynë për dialog dhe gatishmëria jonë për të bashkëpunuar për çështje që lidhen jo vetëm me punën parlamentare por me reforma të duhen çuar para, është i pakursyer. Asaj që ju i referoheni, përmes grupeve parlamentare në Kuvend ka dialog. Ne kemi diskutuar në Konferencën e kryetarëve me përgjegjshmëri për të zhbllokuar çdo lloj ngërçi që krijohet përgjatë punës, qoftë në komisionin e posaçëm që ju i referoheni. Besoj se kjo punë e mirë që po vijon, kjo klimë dialogu konstruktiv duhet të vazhdoje. Secila palë ka axhendën e vetë, por ajo që dua të apeloj sot është që gjithçka mund ta zgjidhim përmes uljes në një tryezë për të gjitha çështjet. Javën e ardhme do të kemi besoj miratimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ne jo vetëm që kemi dakordësinë e plotë për ngritjen e komisionit, por do të prezantojmë dhe përbërjen e këtij komisioni nga ana e PS. Ju kujtoj se komisionet e posaçme kanë formulën e bashkëdrejtimit, një nga PS dhe një nga PD.

Besoj se PD do të jetë gati brenda ditës së martë që të diskutojmë për të ngritur sa më shpejt komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ne duhet ta institucionalizojmë këtë moment të rëndësishëm për këto çështje që duhen diskutuar. PD ka ardhur me disa propozime konkrete, për të cilat Rama dhe unë e kam thënë, ne jemi 100% të hapur për të diskutuar çështjet, pa asnjë lloj pengese dhe parakushti. Por duhen ndjekur procedurat parlamentare. 39 deputetë te PS kanë propozuar një ndryshim kushtetutës që lidhet me kohëzgjatjen e afatit te institucioneve të vettingut, me qëllim që ky proces të përfundojë. Thirrja ime është për grupet parlamentare të opozitës, që t’i miratojmë këto ndryshime sa më shpejtë. Miqtë tanë ndërkombëtarë bëjnë thirrje që të miratohen këto ndryshime deri në fund të këtij sesioni parlamentar.”- tha Balla.

10 deputetë të Partisë Demokratike  depozitoi kërkesën në Kuvend për të ngritur Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Qëllimi i këtij komisioni të posaçëm do të jetë hartimi i ndryshimeve kushtetuese dhe adresimi në kuadrin ligjor të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it .

 

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor