PS kërkesë Prokurorisë për 
verifikimin e formularit të Nokës

PS kërkesë Prokurorisë për <br />verifikimin e formularit të Nokës
Partia Socialiste do t'i drejtohet përmes një kërkese Prokurorisë, për të nisur hetimet ndaj deputetit të PD, Flamur Noka, i cili dyshohet se ka fshehur të dhënat në formularin e vetëdeklarimit.  

Ligjvënësit socialistë kanë nisur sot mbledhjen e firmave, për t'ia përcjellë shkresën organit të akuzës gjatë ditës së enjte. Në kërkesë theksohet se "në formularin e Nokës mungojnë të dhëna të njohura publikisht, për masën e "sigurisë personale" dhe dëbimin e tij nga një shtet i huaj".

Kerkesa e PS per Noken
(Kërkesa e PS për hetimin e formularit të Flamur Nokës)

"Në formularin e vetëdeklarimit të deputetit Flamur Noka, të depozituar në KQZ me numër protokolli 489, datë 6.4.2016 nuk janë deklaruar në pikën 5 dhe në pikën 7 të dhëna të bëra publike dhe të njohura botërisht lidhur me ndalimin, vendosjen e masës së sigurisë personale dhe dëbimin nga një shtet i huaj”, thuhet në kërkesën e PS.

Flamur Noka ka qenë në epiqendër të akuzave të socialistëve ditët e fundit, të cilët pretendojnë se ai ka fshehur të dhënat për të shkuarën e tij në formularin e vetëdeklarimit. Sipas PS, Noka është arrestuar në Jugosllavi në fillim të viteve '90, ndërsa dyshohet se edhe është rekrutuar si agjent i fshehtë i UDB-së jugosllave.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh