TIRANË- Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi është përjashtuar me 15 ditë nga punimet e Kuvendit. Vendimi u mor sot nga Komisioni i Etikës, pas kërkesës së 14 deputetëve socialistë, të cilët kishin kërkuar përjashtim me 1 muaj me argumentin se Bardhi kishte ofenduar kryeparlamentarin Niko Peleshi.
Pas mbledhjes së Komisionit të Etikës, deputeti i PD, Saimir Korreshi hodhi akuza ndaj mazhorancës se përjashtimi i Bardhit ishte i qëllimtë që ai të mos marrë pjesë në seancat ku do të raportojnë institucionet e drejtësisë.
“Kjo është haptazi, si e si që një nga figurat më të forta, i cili ka denoncuar me pyetje konkrete organet ligjzbatueshme të mos jetë prezent kur ato të raportojnë. Ironia më e madhe që ndodh, po të shihni këta new entry, deputetët e rinj të kuvendit, kërkojnë të mos mbyllet parlamenti dhe thonë çfarë po na bën opozita. Dy janë gjërat kryesore, heshtja dhe mbyllja e gojës, të vetmen gjë që ka opozita, se numrat këta i kanë”, tha Korreshi.
Përplasja e kreut të grupit parlamentar të PD me Niko Peleshin në seancën e 16 tetorit erdhi për shkak të procedurës, teksa para ligjvënësve raportonte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Bardhi kërkoi që të ishin vetë deputetët që të parashtronin në seancë pyetjet për Komisionerin, por Peleshi refuzoi duke iu përmbajtur vetëm pyetjeve me shkrim të dorëzuara më herët nga deputetët.
Përplasja verbale mes tyre çoi në përjashtimin e Bardhit nga salla, por për shkak të refuzimit të demokratit për të lënë sallën, Peleshi kaloi në votim dhe mbylli seancën, sërish pa mbyllur diskutimet për rendin e ditës.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 10:30
Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
5.8%
-
Të gabuar
89.8%
-
Nuk kam mendim
4.3%
Vota total: 1662
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Molotovi ka sfond luftarak’- Kthupi analizon protestën e Berishës: Janë konsumuar disa vepra penale, u sulmuan policët
10 Shkurt, 22:30
-
Dhuna dhe molotovët në protestën e PD-së, Policia shoqëron 20 protestues
10 Shkurt, 22:11
-
Molotovët në protestën e PD, Meçe: Berisha donte vrasje të policëve, ai dirigjoi dhunën para Parlamentit
10 Shkurt, 21:59
-
Ylli Pata: Kilometrat e marshimit të ushtrisë së Sali Berishës!
10 Shkurt, 20:52
-
Balla për dhunën në protestë: Berisha sulmon institucionet e Shqipërisë, kur udhëheqësit e Kosovës përballen me akuza të trilluara në Hagë
10 Shkurt, 20:40
-
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
10 Shkurt, 20:31
-
Sulmi ndaj policëve/ Koçiu pas protestës së PD: Kriminelë të organizuar, akt barbar! Braçe: Përpjekje për të vrarë shërbyesit e shtetit
10 Shkurt, 20:17
-
Militantët e Berishës iu vendosën flakën, 19 policë të plagosur në protestën e PD! Kanë djegie të shumta në trup
10 Shkurt, 20:00
-
PAMJET KRAHASUESE ME DRON/ Berisha zhgënjen edhe militantët, 2 javë pas protestës së 24 janarit, tkurren pjesëmarrësit (VIDEO)
10 Shkurt, 20:00
-
Erdhi nga SHBA për të mbuluar protestën e PD, gazetari shqiptar ndihet keq nga gazi lotsjellës! Policia i vjen në ndihmë
10 Shkurt, 19:55
-
Protesta e PD-së, militantët e Berishës i vënë flakën koshit të mbeturinave
10 Shkurt, 19:20
-
Pas breshërisë së molotovëve, Berisha ‘braktis’ protestuesit, i hipën ‘Benzit’ dhe largohet (VIDEO)
10 Shkurt, 19:00
Llapaqen,mashtrues e manipulator e shume,shume negativ.Besoj se SHqiperia duhet te largoj nga skena politike te tille antishqiptar e mungese minimale te personalitetit.Turp,turp
Përgjigju