PS: Kërkojmë rrëzimin e kërkesës për shkarkimin e Nikollës, zbatoi rregulloren! Opozita s’pranon të lexojë raportin

 

Deputetja Etilda Gjonaj në emër të Partisë Socialiste ka kërkuar rrëzimin e kërkesës për shkarkimin e Lindita Nikollës. Gjoanj tha se Nikolla ka zbatuar rregulloren dhe kushtetutën dhe u detyrua të mbyllte seancën e 26 janarit për shkak të kaosit që opozita krijoi në Kuvend. Nga ana tjetër, opozita nuk ka pranuar ta lexojë raportin e saj. Kreu i Grupit të PD-së, Enklejd Alibeaj tha se duhet të jenë të pranishëm në sallë edhe deputetët e përjashtuar sepse kanë të drejtë të votojnë për shkarkimin e Nikollës, pasi kjo e fundit ka thyer rregulloren.

"Raporti prej 221 faqesh u është shpërndarë deputeteve. Do ndalem vetëm tek konkluzionet. Kjo kërkesë nuk është e bazuar në aspektin substancial. Njësoj si PE ku vetë presidenti është përgjegjës të garantojë respektimin e rregullores duke tërhequr vëmendjen e çdo deputeti që prish rendi apo përdor gjuhë fyese ti heqë të drejtën e fjalës deri në përjashtim si edhe të mbyllë debatet. Praktika e ndjekur nga Nikolla është konform standardeve të vendeve të tjera demokratike. Nga provat e administruar rezulton se seanca e 26 janarit nuk mund të zhvillohej në kushte normale për shkak të rrethimit të foltores dhe situatës kaotike, deputetët duke penguar ministrat të prezantojnë projektligjet në shkelje të rregullores dhe duke cenuar zhvillimin e seancës. Kryetarja ka zbatuar me përpikmëri të gjitha përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore në drejtim të seancës plenare, ka treguar frymën e bashkëpunimit dhe tolerancës duke respektuar më se pari kolegët e opozitës dhe duke qëndruar mbi palët. Kryetarja i është përmbajtur etikës dhe komunikimit të mirë edhe kur provokimet dhe mungesa e etikës kanë qenë të padenja. Ka respektuar të gjitha parashikimet kushtetuese në seancën e 26 janarit duke moderuar debatin pa cenim dhe shkelje të etikës pavarësisht seancës së krijuar. Situata kaotike e krijuar me qëllim bllokimin e seancës e kanë çuar objektivisht kryetaren në vijimin e procedurën e votimit për të garantuar rendin e ditës. Mosprezantimi i projektligji do dilnin vendim bllokim të vendimmarrjes. Faktet dhe provat që dëshmuan për shkeljet e deputetëve të opozitës evidentojnë se kanë shkaktuar pengim të zhvillimit normal të seancës. Gjuha e ashpër e urrejtjes verbale e ka bërë të pamundur zhvillimin e një seance plenare. Kërkojmë nga kuvendi rrëzimin e kërkesës për shkarkimin e kryetares", tha Gjonaj. 

“Gjithë këtë procedurë e keni bërë me shkelje. Ne e caktuam relatorin tonë, ju e përjashtuat. Keni përjashtuar gjysmën e deputetëve të opozitës. Sapo bëtë shkelje tjetër. Rregullorja thotë duhet një raport. Kemi të drejtë që ta kemi atë këtu. Po ju kërkoj që të merrni masa, që çdo deputet të marrë pjesë”, tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri