PS komenton emërimin e Ristanit
Shalsi: “Shërbëtor i Berishës”

PS komenton emërimin e Ristanit <br />Shalsi: “Shërbëtor i Berishës”
TIRANE - Emërimi i ish kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani në detyrën e zv.ministrit të Brendshëm nuk ka surprizuar aspak Partinë Socialiste. Në një intervistë për TV "A1Report", deputeti socialist Eduard Shalsi deklaron se Ristani mbetet një shërbëtor i verbër i kryeministrit Sali Berisha.

“Në fakt nuk ka ndonjë gjë surprizë është mentaliteti i Sali Berishës që i shpërblen vartësit e tij, jo në varësi të besnikërisë ndaj publikut apo ndaj ligjit po ndaj mënyrës se si ata i shërbejnë. Ristani është një nga rastet tipike të një shërbëtori të verbër të Sali Berishës. Emërimi i tij në këtë ministri ashtu sikundër edhe i emërimi i mëparshëm ka lidhje me besnikërinë nda Sali Berishës dhe jo ndaj qytetarëve”, u shpreh Shalsi.

Ai flet edhe në lidhje me pritshmërinë që ka nga Ristani tanimë në postin e zv.ministrit të qeverisë Berisha duke shtuar se në krye të policisë vendosen njerëz jo kompetentë.

“E gjithë situate e rendit në Shqipëri, aksidente të shumta në rrugë tregojnë sesi po demoralizohet policia për të çuar përpara misionin e vet pikërisht në sajë të emërimit në krye të dikastereve të njerëzve jo profesionit, që nuk respektojnë ligjin.”, tha deputeti i PS-së, Eduard Shalsi.

Përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme dhe rrezikut të manipulimit të tyre, Shalsi thotë se Partia Socialiste do të bëjë gjithçka për mbrojtjen e votës.

“Ky është rasti Ristani, i provuar në të kaluarën për hir të vërtetës një mënyrë veprimi dhe mendimi konsekuente e Sali Berisha. Figura të tilla si Ristani janë të destinuara që edhe nëse mbijetojnë për një periudhë kohe do dështojnë. Se cfarë do të bëjë Partia Socialiste për të garantuar shqiptarët për votën e tyre këtë do e tregojmë në ditët në vijim.”- tha Shalsi për gazetarin Kreshnik Zeqaj.

Arben Ristani u largua nga detyra e Kryetarit të KQZ-së vetëm një muaj më parë pas riformatimit të këtij institucioni. Ai është bërë protagonist i përplasjeve me opozitën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 dhe ato administrative të vitit 2011 ndërsa acarimi më i madh i raporteve ndodhi me rinumërimin e votave për kreun e Bashkisë së Tiranës.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit