TIRANË - Në konferencën e sotme me gazetarët në selinë e PD-së, pas daljes nga SPAK, Berisha lëshoi një lum akuzash edhe për Pandeli Majkon. Kjo pas lajmit se Majko, nuk do të jetë më drejtues qarku politik i PS-së në Kukës por do të drejtojë një nga zonat e Tiranës. Berisha e cilëson Majkon si një ‘kriminel elektoral’ në Kukës, Has e Tropojë.
'Pandeli Majko duke si ashtu, por është kriminel i madh elektoral në Kukës. I regjistruar në tavolinë me regjistrues të vendosur me vendim gjykate nga shërbimi informativ kombëtar jo për Majkon por për trafikant që mblidheshin aty. Aty shkon dhe zoti Pandeli, dosja është tek ata por edhe tek unë. Shkon Pandeliu me Alban Çelën dhe drejtorin e OSHE së Kukësit, ti i thotë drejtori në Has të kërkoj shtyllat centrifugale. Do i marrësh në një kompani buzë Erzenit. Do faturohen 800 mijë euro, 300 mijë do i dërgohen Tropojë për të blerë vota, 200 mijë në Durrës, tjerat në Kukës. Oficeri i cili ishte në detyrë për të hedhur në qark trafikantët habitet. Në bisedë aty përfaqësuesit e Hasit kërkojnë armë, se Miftar Dautin nuk e mundin dot. Ky oficer, njeri i ligjit e merr regjistrimin përgatit dosjen dhe e dorëzon në SKAP.
Vlora Hyseni që vodhi arkivën e shërbimit sekret të Kosovës, dhe e çoi dyshohet në Beograd refuzon ta pres oficerin. Dhe oficeri mbetet jashtë shërbimit dhe sot nuk e di se ku është. Ky është Majko. Shkoi përsëri në vendin e krimit por duket se e kanë parë që aty nuk e pëlqejnë dhe e ka sjellë në Tiranë. Po sjell gjysmat e ministrave në Tiranë. Qytetarët e Tiranës kanë një revoltë të jashtëzakonshme me lal vjedhësin, njeriun më të shpifët që ka patur ndonjëherë bashkia e Tiranës.'
Më tej Berisha hodhi akuza për qeverinë që vjedh qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve me akcizën për naftën.
'Berisha: Secili që blen një litër nafte, i paguan qeverisë 1 euro e 13 cent. Që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Natyrisht ky tatim i qytetarëve për çdo litër naftë, 1.1 euro, është unik. Nuk ekziston në asnjë vend. Ka ndikim të fuqishëm në çmimin e naftës. Është qeveria me absurditetin dhe pangopshmërinë e saj që ndikon në këtë çmim. Me parim se ata që kanë makina kanë dhe para për të blerë. Edhe ata që kanë makina pjesa dërrmuese janë të mesëm dhe poshtë. Është një qëndrim i vjetër, anakronik. Për vete shëtit me Ismailin. Kurse shqiptarët thotë, makinat s’duhet ti përdorin.'
Ai theksoi se brenda shkurtit PD do ketë programin e plotë për të qeverisur Shqipërinë, teksa sipas tij më emergjente janë pensionet, rrogat minimale dhe minimumi jetik.
'Së pari nuk përfaqësojmë programin e plotë, por programin e emergjencës. Programi i plotë është në përfundim me think-tank tona dhe ndërkombëtare, do paraqitet në muajin shkurt. Natyrisht dhe programi trajton të gjithë problematikat e Shqipërisë. Por janë disa çështje sirenat e të cilave ulërin në gjithë Shqipërinë. Këto nuk janë premtime bosh. Jo nuk janë bosh, janë pensionet, rrogat minimale, minimumi jetik. Qytetari shqiptar 3 muaj pas ardhjes në pushtet të PD, do marr frymë më lirshëm. Vetëm gjysma e pensioneve janë të plota. Pjesa tjetër drejt hiçit. 200 euro për çdo shqiptar dhe mbi atë bazë nisin llogaritë e tjera. Aji që merr 120 euro sot do marr 200 euro. Ai që merr ndihmë ekonomike, 60 euro do marr 200 euro. Kjo është hapi i parë. Objektivi kryesor dalja në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet. Çfarë ka malazezi që të marrë 420 mijë lek pension. Ka një qeveri që nuk vjedh. Do jetë një program transformues.'
Gjithashtu premtoi ashtu si dhe Basha më parë shpërblim për fëmijën e tretë.
'Do vendosim shpërblimin për çdo fëmijë, në proporcion me të ardhurat e familjes. Për qëllime demografike shteti merr përsipër pagesën e fëmijës së tretë. Fëmija i tretë i marrë përsipër nga shteti është një nga rrugët e domosdoshme për ripopullimin e Shqipërisë.'
Sa i përket votimeve, Rama thotë Berisha do tentojë sërish ti blejë me bandat, por tashmë ka rezoluta ndërkombëtare që do e pengojnë.
'Edi Rama do përdor të njëjta mjete. Po e shihni në Shkodër, vrasje pas vrasje vetëm për mandatin e Ramës në Shkodër. Policia thotë iku në drejtim të paditur. Çdo vrasje në Shkodër ka mbështetjen e policisë. Takimet në Dubai kanë patur këtë qëllim. E patë dokumentin sot. a ka një ndryshim? Ky ndryshim qëndron në 3 rezoluta që damkosin shtetin shqiptare si ndërmarrje e pushtetit dhe krimit. Të gjitha këto na bëjnë ne që të vazhdojmë betejën kundër narko-diktaturës. Rama është në grahmat e fundit. Tha që të tjerët e kanë përdorur më shumë Sky dhe Encro.'
Edhe për votën e emigrantëve thotë se po tentohet të kapet nga institucionet e Ramës, por PD ka qëndruar fortë.
'Institucionet aktuale po bëjnë gjithçka për të kontrolluar votën e emigrantëve. Ne kemi qëndruar fort dhe kemi hedhur poshtë çdo përpjekje që bëjnë. Procesi është në vazhdim. Edi Rama për karrigen e tij merr çdo vazhdim.'
Pandeli e degjove goren e politikes qe te akuzon publikusht ! Beji oadi dhe nese jo Saliu ka te drejte qe thote
Përgjigju