TIRANE-Partia Socialiste ka dalë kundër vendimit të RTSH-së për blerjen e ndeshjeve të UEFA Champions League dhe Europa League duke e cilësuar si shpenzim qejfi, teksa më këto lekë mund të bliheshin sisteme transmetimi për të mbuluar me sinjal cdo cep të vendit.

"RTSH-ja shpenzime të pavlefshme që lidhen me blerjen e ndeshjeve të Champions dhe Europa League me vlera marramendëse. Nuk di pse TVSH-së i duhen këto, që hyjnë në sektorin e qejfit. Me këto para mund të ishin blerë sistemi transmetimi për të mbuluar cdo cep të Shqipërisë.

Nga banorët kemi pafund ankesa. 1.8 mln euro për Champions Leaguen nuk janë shpenzim që i bëjnë nder TVSH. Asnjë televizion publik shtetëror nuk harxhon para për këtë. I bëj thirrje TVSH të anulojë këtë kontratë që nuk i bën nder askujt, është shpenzim i kotë" mbyllet deklarata.