TIRANE- Socialistët kërkojnë shfuqizimin urgjent të ligjit të "Skafeve". Përmes deputetit Artan Gaçi, PS ka depozituar në Kuvend një nismë ligjore me anë të së cilës propozon që ligji "Për moratoriumin e mjeteve motorike lundruese", i miratuar më 2006 dhe i ripërtërirë në vitin 2010 të abrogohet në mënyrë urgjente që verën këtë verë dhe ku Shqipëria të ofrojë për pushuesit të gjitha kushtet për turizëm.
Siç argumenton deputeti propozues në relacionin shoqërues të kësaj nisme, tashmë kur Shqipëria ka hyrë në vitin dytë të liberalizimit të vizave, është e panevojshme që të mbajë në fuqi një ligj të tillë, i cili në radhë të parë penalizon vetë pushuesit dhe step turistët e huaj për të ardhur në vendin tonë.
Duke parë relacionin mbështetës të ligjit të paraqitur nga mazhoranca teksa e shtyu deri në vitin 2013 bllokimin e skafeve, sipas të cilit "ky moratorium vlerësohet i domosdoshëm, mbështetur në angazhimet e shtetit shqiptar në kuadër të partneritetit, për të luftuar trafiqe të paligjshme të të gjitha llojeve, për kontrollin e kufirit detar e parandalimin e emigracionit klandestin drejt vendeve të BE e më gjerë", Gaçi saktëson se në kushtet e pajisjes së shqiptarëve me letërnjoftime e pasaporta biometrike, liberalizimit të vizave e lëvizjes së lirë, si dhe identifikimit elektronik e dixhital në pikat e kalimit kufitar, mundësia e lëvizjeve klandestine është thuajse zeruar.
"Ndërkohë që moratoriumi ka rezultuar i dështuar në parandalimin e trafikut të narkotikëve të cilën e vërtetojnë mjetet që transportojnë këto lëndë e që vazhdojnë të kapen nga policia bregdetare e shtetit fqinj, Itali por dhe në Greqi", nënvizon deputeti socialist, duke këmbëngulur se moratoriumi as që e ka penguar trafikun e drogës përmes bregdetit shqiptar. "Në këto kushte ky ligj e ka humbur funksionin e tij dhe po penalizon shtetasit shqiptarë duke bllokuar turizmin e zhvillimin e gjithë infrastrukturës lidhur me mjetet lundruese si portet, pontilet, barkat me vendet e tregtimit dhe riparimit të tyre, shkollat nautike etj", thuhet në relacion.
Sipas deputetit Gaçi, ky ligj po i bën një dëm të madh ekonomisë në të gjithë vijën bregdetare të vendit. Pas prapambetjes të trashëguar nga sistemi komunist, sipas tij, ky moratorium e ka thelluar dhe me tej pozicionin e turpshëm të Shqipërisë në fushën e infrastrukturës turistike detare krahasuar me fqinjët tanë Kroaci, Mal i Zi e Greqi. "Në këto kushte, jo vetëm që amendimi total i ligjit është i domosdoshëm, por nevojiten politika urgjente nxitëse e inkurajuese për këtë treg shumë të rëndësishëm për të ardhmen turistike e ekonomike të vendit", nënvizon Gaçi.
Ky amendim mori shkas nga projektligji që erdhi në komisionin e veprimtarive prodhuese, për portet turistike, për dhënien me koncesion të tyre. Gaçi deklaron se të sjellësh projektligj në këtë moment për koncesione të porteve turistike pa shfuqizuar moratoriumin është njësoj si të flisje për koncesione parkingjesh nëntokësore para viteve '90 kur s'kishte makina private.
Deputeti socialist u ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës t'a votojnë në këtë moment abrogimin e këtij ligji për t'i dhënë kohë operatorëve turistike e sipermarrjeve në industrinë e mjeteve lundruese të përgatiten për sezonin e ri turistik 2012. Ligji për moratoriumin e skafeve u miratua nga mazhoranca e djathtë më 2006, disa muaj pasi kishte ardhur në pushtet, si shprehje e vullnetit për të luftuar pa kompromis çdo lloj trafiku, përfshi atë të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike. Ligji do kishte fuqi deri më 2010. Në atë kohë, ky ligj u bë objekt i një debati të gjerë, pasi opozita, por dhe bashkitë e qyteteve bregdetare e kundërshtuan atë si penalizues të turizmit e paaftësi e qeverisë për të kontrolluar kufijtë ujorë. Në prag të anëtarësimit në NATO, qeveria e djathtë për t'ju shprehur partnerëve ndërkombëtarë garancinë e saj se ishte e vendosur të luftonte çdo lloj trafiku, vendosi të zgjasë afatin e këtij ligji dhe për 3 vjet të tjera, pra deri në vitin 2013.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

të shfuqizohet urgjent">